KreuStil Jetese

Instagram vjen plot risi, ja çfarë sjell tani aplikacioni

Është ndër aplikacionet më të përdorura kohët e fundit, e orët e shpenzuara në Instagram janë kthyer shpesh në problematike. Por, tashmë mund t’ju jetë mërzitur pamja e njejtë që kemi parë prej vitesh, ja pse emri ynë i preferuar në aparatin celular do të vijë plot risi.

Më në fund, nuk do duhet të përdorni vetëm Facebook për realizimin e videove tuaja. Tashmë alternativa e ‘Stop Motion’, do t’ju japë mundësinë t’i paraqisni në formën e GIF krijimet tuaja. E nëse mendoni se është tejet i vështirë të përdoret, gaboheni.

Mund të aplikoni edhe ‘stickers’ kudo nëpër video, një e re që vjen krejt papritur nga Instagram. Risia nuk është bërë ende e mundur për të gjithë përdoruesit, por diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejtë. Dyshohet se ikonat emojii do të dalin pothuajse fare nga qarkullimi, për t’u zëvendësuar me GIF-et. Dhe ne po e presim me padurim!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF