Trupi i zhveshur i një femre është një vepër arti, por sjellja në qejf me veshje të caktuara në shtrat është art më vete!
Nuk është e thënë të vishni vetëm të brendshme seksi (janë edhe të shtrenjta) apo absolutisht asgjë, ashtu siç ju ka bërë nëna.
Këto veshje të gjendura në dollapin tuaj e bëjnë punën më së miri.
1. Një bluzë e gjerë
Fshihini pjesët tuaja më të mira me një bluzë të gjerë, duke lënë jashtë vetëm këmbët. Djemtë e adhurojnë, pasi ka mister brenda saj dhe ngjan tmerrësisht e natyrshme.
Ju thamë, nuk është nevoja të niseni e stoliseni si një modele e Victoria’s Secret!
2. Këmishën e partnerit
Të gjitha vajzat e dinë këtë truk! Kur funksionon, funksionon dhe pikë!
Mos vishni reçipeta dhe tregohuni të kursyera edhe në pjesën e poshtme. Vetëm tangat tolerohen!
3. Pantallona shumë të shkurtra
Është gjynah t’i fshihni vithet, kur punoni aq fort për to në palestër. Djemtë do t’ju vlerësojnë, ndaj vishni pantallonat më të shkurtra që gjeni në dollapin tuaj.
4. Një t-shirt shumë, shumë të ngushtë
Ashtu si bluzja e gjerë, edhe kjo e bën efektin e saj. Sigurohuni që të vishni pantallona të shkurtra ose vetëm mbathje në pjesën e poshtme.
5. Jo reçipeta, vetëm mbathje
Keni goxha lirshmëri këtu, ndaj sigurohuni të zgjidhni një ngjyrë ndryshe nga zakonisht.
Mbathjet e zeza funksionojnë gjithnjë, dhe ju sugjerojmë të zgjidhni një model me prerje braziliane. Amerikanët thonë: “Shake what your mama gave you”, dhe s’e kanë gabim!

5 këshilla për një shtëpi në stilin Bohemian

3 mënyra për të fryrë buzët tuaja (pa gjilpërë!)


10 vendet që duhen vizituar në 2018-ën


Kenzo, tani me një koncept të ri për veshjet

10 ide për të kombinuar të verdhën mustardë

Çanta të vogla dhe me stil për vjeshtën 2017











