Nëse i thua një shqiptari/eje tipik se është normale që partneri/ja e tyre të mendojë për dikë tjetër gjatë seksit, do të kesh një mik më pak në listë, në rastin më të mirë.
Në fund të fundit, se mos janë vetëm shqiptarët: koncepti universal i një lidhjeje është ai i “ekskluzivitetit” midis dy partnerëve. Të gjithë kënaqësinë që të duhet, e merr nga partneri yt, ndaj pse të fusësh dikë tjetër në shtrat, qoftë edhe me imagjinatë?
Megjithatë, një kompani lodrash seksi në Britaninë e Madhe mori në pyetje 1300 veta mbi këtë çështje.
Rezultati? 46% e femrave dhe 42% e meshkujve mendonin për dikë tjetër gjatë seksit. Nuk është më shumë se gjysma, por është shumë afër saj!
Dr. Dawn Michael, një seksologe (ka dhe profesion të tillë) në Kaliforni, e sqaron këtë situatë, duke thënë se është normale të imagjinosh dikë tjetër, nëse ke problem me ereksionin apo arritjen e orgazmës.
Ky “i paftuar” mund të jetë edhe aktor/e pornoje, apo një fantazi e pamundur, si një modele seksi.
Megjithatë, ka një kufi, thotë doktoresha. Nëse sa herë përfshihesh në seks imagjinon dikë tjetër, ka një problem të rrënjosur thellë në lidhjen tuaj. Nuk duhet ta përdorni fantazinë si mënyrë për t’i shpëtuar seksit!
A duhet ndarë kjo fantazi me partnerin? Jo domosdoshmërisht. Doktoresha sugjeron që ta ndani vetëm nëse ndieni se ka një problem në këtë mes. Edhe nëse doni të jeni 100% i sinqertë me partnerin/en tuaj, tregojuani sa më butë të mundni, duke thënë “Ndonjëherë mendoj për këtë gjë, për ta bërë seksin më eksitues“.
Sido të jetë, sipas dr. Michael, kini parasysh që fantazia s’është e njëjta gjë me realitetin. Jeni me partnerin tuaj për një arsye, edhe nëse s’është gjithmonë seksi!



Flokë super të hidratuar vetëm me…


3 mënyra për të kombinuar pantallonat e kadifesë





Ja çantat e mrekullueshme bordo të kësaj stine




5 këshilla për një shtëpi në stilin Bohemian

3 mënyra për të fryrë buzët tuaja (pa gjilpërë!)


10 vendet që duhen vizituar në 2018-ën


Kenzo, tani me një koncept të ri për veshjet
