KreuStil Jetese

Valentino lançon VLTN, një homazh për sportin dhe personalitetin

Një koleksion me shije sportive dhe një “trëndafil” i hapësirës aktive në xhiron e botës. Valentino festonVLTN, një koncept, lindur brenda Resortit 2018 dhe publikuar për herë të parë për Maison.

Nga Milano deri në Hong Kong duke kaluar në Tokio dhe për Nju Jork. Valentino prezanton Resort 2018. Dhe për prerjen e shiritit të shumë dyqaneve sezonalë nëpër botë dhe bashkëpunimit me disa prej dyqaneve më cool në nivelin botëror si: Maxfield në Los Angeles, Harrods në Londër dhe Tsum në Moskë.

Fija e kuqe e këtyre hapësirave që Valentino e quan hapësira aktive, është sporti, tema që ka frymëzyar projektin VLTN, që përfshin topa basketbollli, tapete jogash, atlete dhe objekte të tjera që lidhin kulturën artizanale Të Maison dhe të kulturave të reja sportive dhe gjeneraliste.

Dhe kështu underground-i aktiv imponohet me autoritet në madhështinë tradicionale tipike të dyqaneve Maison. Betoni i fortë dhe modulet me ngjyra në pamje të parë që të kujtojnë box-jump në stërvitjet funksionale, rrjetet imagjinare të fushave të basketbollit metropolitan.

Këto dyqane do të kenë shitës të zakonshëm, të zgjedhur enkas nga autorët për përkatësinë kulturore, që në orët e punës do të vehsin këmishën e bardhë të koleksionit Valentino Rockstud dhe do ta kombinojnë sipas stilit të tyre. Pra, ndarje e lirë, dhe aq shumë dëshirë për personalitet … sportiv dhe bashkëkohor. Për një perspektivë që thyen modelet e traditës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF