KreuStil Jetese

Ramë në dashuri! Këto janë çizmet më të bukura të sezonit!

Një ndër arsyet pse e adhurojmë dimrin, është sepse na jep mundësinë të veshim çizme seksi, mbi gju, që i shkojnë çfarëdolloj këmbe. Jo vetëm kaq: A nuk na bëjnë të dukemi si supermodele? Dhe mund të vishen me cilëndo veshje të dëshironi!

 

Sikur të mos mjaftonin këto arsye, stilistët na e kanë fituar zemrën me disa modele të përkryera të çizmeve thigh-high.

Nuk na besoni? Shikojini vetë, por kujdes: Mund të boshatisni llogarinë tuaj bankare për to!

 

1. Çizme Fendi lëkure, që të kujtojnë Cruella de Vil (1,350$)

 

2. Çizme combat Altuzarra, lëkurë, zbukuruar me perla. Për vajzat me shpirt luftarak! (2,195$)

 

3. Çizme Chanel me shkëlqim, një model i përhapur edhe nga Kendall Jenner, veshur në ditëlindjen e saj (1,575$)

 

4. Çizme Aquazzura “Perlë kozmike”, mbase krijimi më i bukur i sezonit vjeshtë-dimër 2017/18 (1,995$)

 

5. Çizme Ellery kadife, ngjyrë violë, trend i këtij sezoni (çmimi sipas kërkesës)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF