KreuStil Jetese

Tendencat e artit të thonjve vjeshtë-dimër

Për të qenë sa më “In” me paraqitjen tuaj, pas veshjes e modelit të ri të flokëve, kushtojini një vëmendje të rëndësishme edhe bukurisë së duarve tuaja! Për shëndetin e duarve në dimër u kemi dhënë këshilla të çmuara, tani njihuni me trendet e sezonit vjeshtë-dimër!

Ja tendencat nga pasarelat e modës në Nju Jork, Londër e Milano!

 

Ashtu si trendi i smoky-eye, vazhdon të jetë i preferuar manikyri me ngjyrë të zezë klasike, e zezë më shkëlqim dhe për pak ndryshim e kombinuar me blunë.

 

 

Manikyri French rikthehet fuqishëm, vjen ndryshe, por jo në versionin e tij klasik. Këtë sezon kemi French-in me dy tonalitete ngjyrash ku ngjyra e çelët aplikohet në pjesën pranë mishit, ndërsa nuanca më e fortë në gjatësinë e thoit.

 

Nuancat e së kuqes janë ato më mbizotërueset këtë vjeshtë-dimër! Një ngjyrë kaq femërore dhe sensuale që nuk mungon kurrë në kozmetikën tonë! Tonalitetet e së kuqes duken bukur tek thonjtë me çdo formë e gjatësi, madje pranojnë edhe dekor!

 

Ngjyrat e hirta janë një zgjedhje shumë shik e elegante njëkohësisht. Duken bukur kryesisht tek thonjtë e prerë shkurt.

 

 

 

Një nuancë klasike e cila nuk duhet të mungojë kurrë, është ngjyra nude. Ngjyrë mishi, rozë e lehtë e ngjyrë pjeshke, këto ngjyra do i kombinoni lehtësisht me çfarëdolloj veshjeje.

 

 

Për vajzat më ekstravagante e rrok sugjerojmë thonjtë më voluminozë! Duken bukur në thonj disi më të gjatë e të mbushur me xhel! Luani pafund me ngjyrat dhe disenjot.

 

 

Artistët e thonjve e cilësojnë tepër elegant edhe stilimin e tyre me bizhuteri të ndryshme e perla të vogla! Super zgjedhje, apo jo?

 

 

 

Disenjot gjeometrike me ngjyra të ndryshme krijojnë me të vërtetë një  harmoni të rafinuar në duart tuaja! Trend është disenjoja diagonale mbi një bazë nude.

 

 

Lëreni të lirë fantazinë me xixat, glitter-in dhe detajet metalike mbi thonjtë tuaj. Për t’u dukur sa më trendi, aplikojini vetëm në një pjesë të thoit, e jo në të gjithë!

 

 

Ashtu si një make up natyral e i padukshëm, preferohet edhe trendi i thonjve pa manikyr, aplikoni vetëm një shkëlqyes e vetëm një gisht të lyer!

 

 

Nuk mund të mungonin as vijat! Vertikale ose horizontale, mbi një bazë transparente ose nude, zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë!

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF