KreuStil Jetese

11 shenja që dëshmojnë se e keni shtënë në dorë!

Djemtë, sa të thjeshtë, aq edhe kompleks. Sa moskokëçarës, aq edhe të ndjeshëm. Sa mospërfillës, aq edhe të marrosur pas detajeve…

Ndoshta, ju ka rastisur të pyesni veten nëse e keni shtënë në dorë apo jo. Le ta pranojmë: shumica e djemve nuk i shprehin plotësisht ndjenjat, sidomos kur ato i drejtohen seksit të kundërt. Kështu, koha kalon duke menduar nëse vërtetë ua kemi rrëmbyer zemrën apo çdo gjë që kemi kaluar rrezikohet nga çasti në çast?!

Mos u shqetësoni, se edhe po të mos e keni dëgjuar aq shpesh duke iu thënë fjalë të ëmbla, mbeten ende disa veprime apo reagime që dëshmojnë se ai është i marrosur pas jush. Janë vetëm 11 gjëra të thjeshta ato që do t’ju tregojnë të vërtetën e madhe: e keni bërë plotësisht për vete apo jo?

1. Të ka treguar se nuk ia ka kaluar mirë me miqtë, vetëm se i mungoje ti.
2. Mund ta kalojë gjithë ditën në shtrat me ju.
3. Seksi me të është një mrekulli.
4. Mund të kaloni një ditë pa bërë asgjë.
5. Arrin ta bësh të qeshë, edhe me vetëm një fjalë.
6. Ti e kupton kur ai kalon një periudhë të vështirë.
7. Shfaq interes në gjërat që të pëlqejnë.
8. E dallon që ndihet komfort rreth të afërmve dhe miqve të tu.
9. Përmend faktin që ti e ke ndryshuar (për mirë).
10. Është i lumtur që i ke mësuar gjëra të reja.
11. Edhe pse pa mendje, në çdo çast nuk i mban dot duart larg teje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF