KreuStil Jetese

Vishni shtëpinë me nuancat e blusë!

Vishni shtëpinë me tonalitetet e blusë për të sjellë harmoni, elegancë, relaks dhe ambiente shik! Nuancat e blusë na kujtojnë bregdetin, thellësinë e tij nga ngjyrat më të errëta deri tek ato më delikatet si turkezi, duke falur stil në çdo kohë!

Bluja është protagonist e sezonit, shprehni me të personalitetin tuaj dhe krijoni atmoseferën e ëndërruar për shtëpinë tuaj. Është ngjyra më e bukur për qetësinë e jetës së përditshme, hapini dyert dhe arredoni ambientet tuaja me stil e harmoni, imspirohuni nga sugjerimet tona!

 

Kadife blu

Një divan prej kadifeje, me ngjyrën blu sigurisht është ajo që ju duhet për sallonin tuaj këtë sezon! Kombinojeni me nuancat e hirta dhe metalike për t’i dhënë hijeshi ambienteve tuaja!

 

 

 

 

Një tapet gjigand

Pothuajse çdo dhomë ndënjeje ka nevojë për një qilim ose tapet me përmasa të mëdha për të përkëdhelur dyshemenë. Një tapet tërheqës blu mbi parket është një prekje e jashtëzakonshme për hapësirat tuaja më të dashura të shtëpisë.

 

 

 

 

Blu mbi tonalitetet e blusë

Po, blu mbi blu! Kjo është nuance ideale për mbivendosje të ngjyrave, sidomos nëse keni edhe faqen e murit me një tonalitet të tillë!

 

 

 

 

Këndi i preferuar i shtëpisë

Padyshim që keni edhe një kënd të preferuar në shtëpi, të arreduar me ndonjë kolltuk lëkure ose një karrige prej druri me ngjyrë kafe, e nëse keni edhe mure të hirtë e bimë të gjelbra gjithçka është në favorin tuaj! Për një ambient stili, ju sugjerojmë moblije ose rafte blu!

 

 

 

Në dhomën e gjumit

Nëse nuk doni ta ekzagjeroni me blunë, për në dhomën e gjumit ju sugjerojmë një kuvertë për krevatin dopio, pse jo prej kadifeje. Mund ta kombinoni me nuanca të hirta.

 

 

 

 

Bluja në mure

Për të patur një ambient relaksues, sidomos në këndin tuaj të leximit, tonet e blusë në mure ju shtojnë qetësinë, relaksojnë trupin dhe mendjen! Provojeni!

 

 

 

 

Perdet blu

Bluja është një ngjyrë që  josh mendjen me elegancën e saj dhe është perfekte për të qenë korniza e e dyerve dhe dritareve. Është me të vërtetë mbresëlënëse!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF