KreuStil Jetese

Çantë lëkure? Me këto truke do ta keni si të re përjetë!

Të gjithë e dimë se çantat e lëkurës janë një investim i rëndësishëm. Nëse keni një amsesor të tillë firmato, kjo do të thotë se pas disa vitesh mund ta shisni me një çmim shumëfish më të lartë. Kështu, e kuptojmë edhe peshën e të ruajturit me kujdes, e jo pa faj.

Lëkura është e predispozuar të çahet, gërvishtet apo dëmtohet në çfarëdo lloj forme të mundshme. Bëjmë të pamundurën që incidente të tilla të mos ndodhin, ndërsa jo gjithmonë e dimë se ç’të bëjmë realisht. Ky është çasti që ne ju vijmë në ndihmë!

Sigurohuni ta pastroni çantën për së jashtmi çdo ditë. Por, kujdes: duhet të përdorni vetëm solucionet përkatëse, apostafat për një ndërhyrje të tillë. Nga ana tjetër, sa herë nuk e përdorni, vendoseni në një çantë cope kundër pluhurit, në mënyrë që të mos dëmtohet.

Gjithashtu, kur nuk e merrni me vete, mbusheni në brendësi me qeska apo rroba, në mënyrë që të ruajë formën. Nga ana tjetër, evitoni ta mbani gjatë tek rripat mbajtës, pasi ato janë më delikatët nga të gjithë; pesha është armiku kryesor i krijimit të të çarave.

Bëni kujdes ku e vendosni, dhe mos harroni të siguroni një zonë larg lëndëve likuide. Investimet kërkojnë kujdes, ndaj kushtojini vëmendje të plotë çantës së lëkurës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF