Është ngjyra më e dashur e momentit, millenial pink, një rozë e freskët dhe cool infekton veshjet dhe aksesorët për vjeshtë/dimrin 2017/18. Jeni gati?
Delikate, poetike, romantike, por mbi të gjitha e shumëllojshme super femërore dhe nostalgjikisht retrò. Po flasim për “millenial pink”, një nuancë e veçantë e rozës, që përgatitet të ngjyrosë garderobën tuaj vjeshtë-dimër 2017/18.
Të rejat janë më besnike”flamurtare”, por trendi është me të vërtetë i tërthortë, siç e dëshmojnë pasarelat e Valentinos, Marnit e Rochas dhe protagonistet e stilit të rrugës.
E reja sa i takon stinëve të kaluara? Ta veshësh në versionin “total look”, në një lloj”monologu monokrom”, të paraqitur në pallto elegante, ose të modës së vjetër, ose të shpërndara me disa aksesorë easy&funny.
Nga garderoba e një zonje rozë ideale të mileniumit të ri, ja pallto kult që kemi seleksionuar. Ju u mbetet veç të zgjidhni….
ACNE STUDIOS, këmisha rozë pastel në pambuk
ALBERTA FERRETTI, pulovër rozë në Kashmir dhe lesh
BURBERRY, këmishë me ngjyrë trëndafili të qëndisur me printime me lule.
CLUSE, orë rozë me mbishkrim të artë dhe fushë të bardhë.
COACH, portofol në lëkurë rozë, i punuar me motive lulesh
MARCO DE VINCENZO, çizme me shkëlqim rozë me takë të hollë dhe hark të zi në majë.
MAX & CO, bluzë me mëngë të shkurtra rozë pastel dhe me jakë bizhuterish.
MINNA PARIKKA, atlete e dekoruar me shkëlqim rozë dhe një topth pellushi
MIU MIU, xhaketë rozë stil retro cady me kopsa argjendi.
MOSCHINO, portofol i vogël lëkure rozë My Little Pony dhe nuanca ylberi.
OLYMPIA LE TAN, pallto leshi rozë me kopsa kontrasti.
ROKSANDA, fustan rozë pastel me mëngë të gjera oversize
VALENTINO GARAVANI, çantë e vogël rozë e dekoruar me perçina dhe zinxhir të artë
POLLY PLUME Në kadife të butë rozë, balerinat me nyjë


Tendencat e artit të thonjve vjeshtë-dimër


Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë flokët me shampo?

Vishni shtëpinë me nuancat e blusë!


11 shenja që dëshmojnë se e keni shtënë në dorë!

Ju kapëm mat! Nuk po i lani reçipetat sa duhet…


Si po na e dëmtojnë bukurinë smartphone-t?



Si të vishni pantallona fluide



Stolitë e Vjeshtës



