Ju pëlqejnë beretat e nuk dini si t’i kombinoni? Këto kapele të buta e të rrumbullakëta që ju kujtojnë piktorët nëpër rrugët e Parisit janë shumë në modë. Tani në prag të dimrit janë më të domosdoshme se kurrë! Ju sjellim kombinimet më “In” të sezonit!
Zgjidhni beretën e kuqe franceze për të përfunduar veshjet tuaja pariziene. Një xhaketë sportive dhe pantallona uniforme me bandë anësore.
Ekzagjeroni me të kuqen e do të keni efekt: Vishuni me të kuqe nga koka tek këmbët!
Po sikur t’ju sugjerojmë të vini një beretë të zezë të lëkurë me një pulovër sportive ngjyrë pink? Ky aksesor do t’ju japë kontrastin për të cilin keni nevojë!
Për vajzat romantike dhe retro si në vitet 90-të sugjerojmë një veshje xhinsi të errët dhe një beretë me ngjyrën lejla.
Inspirohuni nga stili i Evropës Veriore: Një beretë e zezë prej lëkurë kombinuar me një triko prej leshi. Është super për ditët e dimrit!
Keni një darkë këtë mbrëmje… Zgjidhni një beretë lëkure me ngjyrë të zezë! Një fustan me shpinën e zbuluar dhe kokën e mbuluar!
Përcillni një mesazh! Pas pulovrave aq të dashura të sezonit me ditët e javës, fashioniste, është momenti të vini një beretë me shkrime e mesazhe të ndryshme!
Nëse adhuroni ngjyrat neutrale për veshjet tuaja, atëherë zgjidhni edhe një beretë me ngjyra të tilla! Do të keni një look super!
Ky përbën një kombinim perfekt me të cilin nuk do të gaboni kurrë! Një beretë e zezë prej leshi dhe një veshje e kuqe me pika! Një miks perfekt francezesh!
Nëse preferoni aksesorët me ngjyrën e zezë, një beretë e tillë do të ishte perfekte nëse e kombinonit me veshje me nuance të së kuqes, bezhës apo ngjyrave të tokës.
Përdoreni beretën si aksesorin që do të krijojë kontrastin në veshjet tuaja. Me një veshje njëngjyrëshe do të sillte gjallëri në stilin tuaj!
Një beretë sateni me shkëlqim kombinohet ne mënyrë perfekte me xhaketën tuaj sportive me stil mashkullor, me xhins dhe dantellë. Look tipik francez!
Si t’i jepni gjallëri pulovrës suaj gri? Me një beretë me ngjyrat pastel sigurisht!



5 trende, 5 VIP-a shqiptarë që i zbatojnë ato!







Tendencat e artit të thonjve vjeshtë-dimër


Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë flokët me shampo?

Vishni shtëpinë me nuancat e blusë!


11 shenja që dëshmojnë se e keni shtënë në dorë!

Ju kapëm mat! Nuk po i lani reçipetat sa duhet…


Si po na e dëmtojnë bukurinë smartphone-t?

