Sezoni vjeshtë-dimër 2017/2018 ka sjellë plot surpriza, si trende të reja, ashtu edhe rikthim në ato të vjetra.
Nga bereta te xhinset e viteve ’90, dhe nga bluzet oversize te e kuqja qershi kokë e këmbë, VIP-at shqiptarë nuk kanë ngurruar t’i përqafojnë të gjitha trendet e prezantuara nga stilistët më të mëdhenj.
Ne i shohim fotot e tyre ditë pas dite, pa ditur që ata hapin rrugën e modës ndërkombëtare edhe në Shqipëri.
Nuk na besoni? Ja provat e mëposhtme!
1. E kuqe kokë e këmbë
Lexojeni këtu dhe mos e harroni më: E kuqja është ngjyra e këtij sezoni! Alketa Vejsiu është dakord me këtë deklaratë, dhe nuk ngurron të vishet kokë e këmbë me të! Pse jo fundja? Nuk ka ngjyrë më të mirë për bjondet se sa e kuqja!
2. Push, pellush dhe pupla
Palltot me push janë shumë IN këtë sezon, por jo në ngjyra toke! E verdhë, portokalli, rozë, lejla, lëreni imagjinatën të lirë!
Lërjani në dorë Lori Hoxhës për ta sjellë këtë trend në Shqipëri, siç shihet në foton e mëposhtme. Ngjyra millenial pink është gjithashtu e sezonit, dhe kjo ndërthurje e dy trendeve është fantastike nga ana e fashionistes së njohur.
3. Bluzë oversize, fund “fizarmonikë”
Duket kombinim i çuditshëm, jo? Pak veta mund të jenë të gatshëm ta provojnë.
Jonida Maliqi ama nuk është njëra prej tyre! Kur është zmbrapsur ndonjëherë mbretëresha e modës në Shqipëri nga trendet e guximshme?
4. Kadife, kudo kadife!
Ndaç në rroba, ndaç në këpucë, kadifja nuk njeh limit këto kohë! Në fund të fundit, është një material i rehatshëm, i bukur dhe mund të kombinohet lehtësisht.
Luana Vjollca me sa duket ka menduar njëlloj, teksa shfaqet e veshur me një kostum të tërë kadifeje. I shkon, apo jo?
5. Madamë me beretë
Bereta u rikthye në modë që kur Emily Ratajkowski pozoi me të në revistën “Allure”. Është aksesor jashtëmase i bukur, është gjynah të mos marrë famën që ka tashmë!
Edhe Elvana Gjata është fanse e këtij aksesori, siç shihet në fotot e saj. Duke qenë në SH.B.A., Elvana i merr edhe më parë lajmet e modës. Ndaji me ne, Elvana, mos harro!







Tendencat e artit të thonjve vjeshtë-dimër


Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë flokët me shampo?

Vishni shtëpinë me nuancat e blusë!


11 shenja që dëshmojnë se e keni shtënë në dorë!

Ju kapëm mat! Nuk po i lani reçipetat sa duhet…


Si po na e dëmtojnë bukurinë smartphone-t?



Si të vishni pantallona fluide

