KreuStil Jetese

Pse pasiguria është armikja juaj më e madhe (në dashuri)?

Që jeni të fejuara ose single pasiguria në dashuri mbetet armikja juaj më e keqe, ju shpjegojmë sepse dhe si të ri (gjeni) besimin në veten tuaj.

 

Mendoni që nuk meritoni në burrë që ju do me të vërtetë?

Ndjeheni të shëmtuara dhe mendoni që të gjitha të këqijat e botës janë për fajin tuaj?

Nuk ndjeheni të afta të flirtoni me një burrë dhe dashuroheni gjithnjë me tipat e gabuar?

Janë simptoma që mund të jeni të pasigurta në dashuri, po ju themi pse në këtë rast pasiguria mund të bëhet armiku juaj më i madh

Dhe mbi të gjitha provojmë të shpjegojmë si të ndryshoni qëndrim dhe të ri (gjeni) besimin e duhur te vetja.

non meritare niente di meglio

Kurrë mos mendoni se nuk meritoni asgjë të mirë

Pasiguria nëse jeni single ju bën të ndjeheni se nuk meritoni të duheni, nëse jeni çift se nuk meritoni asgjë ndryshe nga shoku juaj, aq sa edhe sikur t’ju lërë ose të mos sillet mirë jeni gjithnjë të gatshme ta duroni dhe ta rimerrni.

Nuk ka rëndësi sa keq ju ka bërë ose sa keq jeni ndjerë, jeni të gatshme të kaloni sipër vetës suaj për të mos qëndruar vetëm.

E vërteta është që meritoni diçka të mirë, por duhet ta besoni ju të parat.

dipendere dal suo giudizio

Nëse varet nga gjykimi i tij

Nëse jeni të pasigurta kërkoni vazhdimisht mendimin dhe miratimin e të tjerëve, mos u përpiqni ta kërkoni, ushqeni vlerësimin dhe sigurinë , sikur të ishit rreth e qark dhe jo brenda vetes tuaj.

Nëse jeni në çift të varur ngushtë nga gjykimi i partnerit tuaj, dhe nëse ai nuk bën asgjë tjetër veçse ju ulvlerat, ju nuk do të mbroheni, përkundrazi do të mbylleni në heshtje.

Ju duhet të ndërtoni sigurinë tuaj, të kuptoni se kush jeni dhe të mos niseni nga gjykimi i askujt.

attaccarsi ad ogni piccola attenzione

Këmbëngulni ndaj vëmendjes më të vogël

Nuk jeni mësuar të merrni, nuk keni ndërgjegjësism për veten, jeni si një makinë sportive që beson se është e dobishme dhe për këyë zgjedh të ecë gjithnjë ngadalë.

Nëse dikush ju kthen fjalën, ose ju merr me të mira ju kapeni me të gjitha forcat, edhe pse është një fatzi, ose një rast ekzemplar idioti, edhe pse mikeshat tuaja jua kanë paralajmëruar që do të përfitojë nga ju.

Forcohuni dhe mos besoni në fjalë të thjeshta, njerëzit nuk duhen gjykuar për komplimenta të thjeshtë dhe jo të gjithëve u duhet dhënë hapësirë kaq lehtë.

il bisogno di essere salvate

Komunikoni nevojën e të qenit të shpëtuara

Jeni si një varkë e prishur dhe çdo burri që takoni i komunikoni një mesazh SOS, luteni që ai të mos ju bëjë të vuani dhe të mos largohet nga ju. Ka të ngjarë që të tregoni veten aq të brishtë dhe të pasigurt, nuk luani drejtë në favorin tuaj dhe largoni çdo pretendent të mundshëm nga rrezja juaj e veprimit.

Askush nuk është princ i kaltër, duhet të shpëtoni vetveten dhe pastaj do të mund të arrini të doni, por pa fjalën “ndihma e parë” para.

adattarsi alle sue abitudini

Asnjëherë mos bëhesh një fshirëse këmbësh

Nuk keni një personalitet tuajin, përshtateni me atë që ai do, dilni kur do ai të dalë, bëni atë që do ai të bëjë dhe frekuentoni vetëm miqtë e tij, nuk keni miqtë tuaj.

Ju pëlqen të bëni të njëjtat gjëra, ose të paktën këtë përdorni si justifikim për boshllëkun tuaj.

Jeni të sigurta që është me të vërtetë kështu? Që ju nuk keni shijet tuaja? Pasionet tuaja?

avere paura di perderlo

Keni frikë se mos e humbni

Çdo gjë që ju bën ju shkakton një alarm në tru, aq sa ta lartësoni çdo sjellje minimale të tij.  Nëse për një nate ai nuk ka dëshirë t’ju shohë, ju filloni t’i kërkoni nëse po pendon t’ju lërë, nëse ai nuk ju përgjigjet me herën e parë filloni ta bombardoni me mesazhe.

Frika e humbjes së një personi ju bën ta humbni, si fillim duhet t’ia mbathni për mungesë oksigjeni.

incapacità di flirtare

Jeni të aftë të flirtoni?

Nuk mundeni ta bëni plotësisht, për të flirtuar duhet siguri ën vetvete, aftësi për të luajtur, të thuash a të mos thuash.

Nëse jeni të pasigurta, jeni aggresive, sepse kërkoni përgjigje të thjeshta osë në të kundërt mendoni se e meritoni dhe kështu tentoni ndonjë flirt tëe lehtë.

Ju nuk duhet të tregoni të gjitha vuajtjet që ju ndjeni, ose dërgoni një foto të dekoltesë tuaj, në të dy rastet ju ka të ngjarë të frikësoni ose të tërheqni një psikopat.

sentirsi inferiore a lui

Ndjeheni inferiore ndaj atij

mendoni se vleni pak dhe ai është gjëja më e mirë që ju ka ndodhur në jetë, një mrekulli në jetën tuaj. E ndjeni si diçka që nuk e meritoni  dhe që duhet ta lutni çdo ditë.

Për këtë motiv ndjeheni inferiore ndaj tij, aq sa nuk e kundërshtoni kurrë, nuk thoni kurrë atë që mendoni me të vërtetë dhe kaloni mbi të gjitha sjellet e tij që nuk duhet të falni.

Nëse duhet të hiqni dorë, siç bëjnë shpesh këto qënie, duhet ta quani një dhuratë të fatit, aq më mirë sikur të kuptoni që jeni më të mira se ai.

non amarsi e non farsi amare

Kujdesuni për veten tuaj

Shpesh kush nuk duhet në një pikë të caktuar  pushon së u marrë me veten, sikur të ishit një vajzë e thjeshtë, që nuk jeni shumë mëndjemadhe dhe nuk u kushtoni rëndësi këtyre gjërave.

Fondatina nuk ka vararë askënd dhe as flokët e pastër, nuk ka lidhje nëse jeni me vlerë apo sipërfaqësore, nëse duehni shumë duhet të kujdeseni edhe ëpr veten dhe të mos vishni 4 ditë rresht të njëjtin pellush.

non capire lucidamente le situazioni

Ju nuk i kuptoni qartë situatat

Shpesh, pasiguria ju çon të mos jeni në gjendje të gjykoni njerëzit ose situatat, të bini në dashuri me tipat që nuk janë saktësisht të rekomandueshëm, ose të projektoni fantazitë në miq të thjeshtë ose me të parin që ju kushton vëmendjen më të vogël.

Nëse mësuesi juaj i tenisit ka të ngjarë të të tregojë se je e mirë në punë , nuk do të thotë që ai flirton me ty.

Interpretimi i keq i situatave shpesh përfundon në telashe, punoni me veten tuaj, mësoni të doni, të mbroheni, duke ju dhënë vlerë.

Nëse ju nuk e bëni këtë, nuk do ta bëjë kurrë askush tjetër!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF