Të vogla dhe katrore, retro ose bashkëkohore: portofolët me mbërthesë dhe kuletat janë çantat e përsosura për raste të veçanta (dhe jo vetëm).
Në përmasa mesatare dhe të vogla, me figura dhe dekore të ndryshme, detaje chic. Po flasim për portofolët me mbërthesë dhe kuletat, çantat ideale për në mbrëmje, apo ceremoni të ndryshme.
Ekzistojnë të gjitha llojet e modeleve klasike të karakterizuara nga dizajni retro me mbyllje sipër, të sheshta, të buta ose të orta për t’I mbajtur në krahun tuaj.
Ne zgjodhëm disa nga modelet tip për vjeshtën 2017. Ju u takon të zgjidhni!
ALEXANDER MCQUEEN E qëndisur me dorë, është projektuar për raste të veçanta.
BALENCIAGA, siluetë katrore dhe motiv me ngjyrë me shirita.
BOTTEGA VENETA Motiv I ndërthur, ngjyrë lejla, është një model ikonik I dizenjuar për Lauren Hutton, për filmin “American gigolò”.
CHRISTOPHER KANE, figurë artistike në kanavacë të bardhë. Si të veshësh një pikturë autori.
EMILIO PUCCI, mbahet në dorë, është e vogël,me printimet klasike të markës
LEMAIRE E vogël dhe e njëtrajtshme, kombinohet lehtësisht me pamje nga më të ndryshmet.
LOEWE Mes të preferuarave të fashionastev, ka formë drejtkëndëshe dhe detaje metalike
OLYMPIA LE TAN, model “Psycho”, gjithsej i zi me qëndisur në të bardhë.
VITI MAXMARA, bukuri retro në pëlhurë prej brokade me qëndisje të artë.
PROENZA SCHOULER , katrore me mbyllje metalike para, merr nuance argjendi, bronxi ose ngjyra parësore.
SHRIMPS, në pellush ngjyrë rozë të çelët, duket pak sikur ke veshur një peliç


Si të kombinoni beretën si një pariziene!



5 trende, 5 VIP-a shqiptarë që i zbatojnë ato!







Tendencat e artit të thonjve vjeshtë-dimër


Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë flokët me shampo?

Vishni shtëpinë me nuancat e blusë!


11 shenja që dëshmojnë se e keni shtënë në dorë!

Ju kapëm mat! Nuk po i lani reçipetat sa duhet…

