KreuStil Jetese

5 unazat e fejesës më të lakmuara këtë vit

Kush tha që dasmat bëhen vetëm gjatë verës? Imagjinoni se sa bukur del një dasmë dimërore! Dekor Wonderland-i, bardhësi dhe kristale… mos të themi që dimri është stina e përkryer për dasma! Pa llogaritur edhe faktin që të afërmit tuaj me siguri ndodhen në qytet, ndaj të gjithë mund të marrin pjesë në gëzimin tuaj!

Ndonëse ky vit ende nuk ka mbaruar, duket bindshëm tashmë se cilat kanë qenë trendet më të përhapura ndër unazat e fejesës! Gurë me ngjyrë, unaza antike, ar ngjyrë rose… janë disa opsione nga të cilat mund të zgjidhni, nëse dëshironi një dasmë nën atmosferën e festave të funvitit!

Pse jo? Jeni ende në kohë për të bërë pyetjen e rëndësishme dhe organizuar një dasmë magjike dimërore!

 

1. Unazat Rose Gold

Nuset kanë disa kohë që e kanë nën radar këtë model unaze. E kuptojmë fare mirë se çfarë i tërheq tek ajo!

E mira e kësaj unaze, me këtë metal në ngjyrë kaq të veçantë, është se i lejon nuset të shfaqin më tepër personalitet, dhe njëkohësisht është unazë aq femërore dhe romantike!

Unazat Rose Gold janë padyshim unaza perfekte për duart delikate të një nuseje të ardhshme.

2. Unazat me gur me ngjyrë

Diamanti lihet mënjanë këtë vit, pasi është ngjyra e gurit ajo që merr theksin kryesor! Mund të zgjidhni një safir, një smerald apo gurin morganit në ngjyrë të adhurueshme rozë. Mos harroni Kate Middleton-in, e cila mban një unazë fejese me gur safiri, përfaqësim i gjakut mbretëror!3. Unazat me rreth “litar”

Një rreth me dizenjo litari të ndërthurur e sjell të gjithë vëmendjen mbi gurin, yllin e vërtetë të stolisë. Është një unazë fine, por aspak e mërzitshme, me një “twist” për të thyer traditën!

Twisted Halo Diamond Engagement Ring in 14k White Gold (1 ...

 

4. Unazat Pavé

Shkëlqim dhe xixëllima në një rreth të thjeshtë martese, ku janë gdhendur gurë të vegjël, kurorëzuar me diamantin kryesor. Do të verboni këdo person kureshtar për unazën tuaj të fejesës!

Riviera Pavé Diamond Engagement Ring in Platinum (3/4 ct ...

 

5. Unazat Vintage

Kohët e shkuara kanë qenë tejet glamour, kur vinte puna te unazat e martesës. Jo më kot ishin stoli që trashëgoheshin brez pas brezi! Sa më shumë gurë të kishe në unazë, aq më e lartë ishte klasa jote shoqërore.

Jo se sot është më ndryshe, por padyshim ka më tepër liri në shtënien në dorë të kryeveprave si unaza e mëposhtme. 11 diamantë! Do ta nisnit me llogarinë minus jetën tuaj të re bashkëshortore, por ia vlen ama!

Victorian 1.65ct Antique Vintage OLD European Diamond ...

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF