KreuStil Jetese

Ja pse nuk duhet t’i vendosni KURRË vezët në derën e frigoriferit!

Të gjithë e kemi vendin special për të vendosur vezët: derën e frigoriferit! E kemi bërë këtë zgjedhje sepse jemi të sigurt që kjo është mënyra më e mirë për t’i ruajtur sa më të freskëta, por në fakt, ekspertët dëshmojnë krejt të kundërtën!

Duke qenë se e hapim dhe e mbyllim derën e frigoriferit me dhjetra herë, temperatura ka predispozitën të ndryshojë. “Është një debat shumë i madh se ku duhet t’i ruajmë vezët, dhe rezulton se frigoriferi është vendi më ideal. Nga ana tjetër, kur themi ‘frigorifer’ nuk nënkuptojmë domosdoshmërisht derën e tij”, kanë deklaruar ekspertët. Ndryshimi i temperaturës ndikon në humbjen e freskisë dhe vlerave të shëndetshme të vezës.

Por, ku t’i vendosim tani?! Jo më kot, shumica e vezëve të tregtuara shiten sëbashku me një mbajtëse të butë, apostafat për lëvozhgën delikate të tyre. Kështu, vendi ideal për ruajtjen e këtij produkti është pikërisht ‘mbrojtësja’ e tyre, ndërsa tashmë duhet të kujdesemi të ndryshojmë mënyrën se si ruajmë gjithçka që lidhet me ushqimin. Nuk e kishim ditur, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF