Për disa nuse, fustanet e nusërisë në model princeshe nuk funksionojnë. “Less is more” – “Më pak është më shumë” është motoja e tyre.
Mbase është akoma më mirë kështu! Një fustan i thjeshtë, por fin nusërie lë më tepër hapësirë për aksesorë të veçantë, si vello të qendisur dhe të derdhur deri në fund të fustanit, diadema plot kristale rrëzëllitës dhe një buqetë aspak tradicionale, mbase me trëndafila të kuq apo plot lule të tjera shumëngjyrëshe.
Ky ka qenë koncepti i stilistëve të tillë si Viktor & Rolf, Carolyn Bessett apo Naem Khaan, të cilët prezantuan krijimet e tyre në pasarelat e sezonit vjeshtë-dimër 2017/2018.
Shija e çdo nuseje tradicionale mund të kënaqet me krijimet e këtij sezoni, falë një morie materialesh dhe modelesh të fustaneve klasikë të nusërisë.
Vëzhgoni krijimet fantastike të sezonit vjeshtë-dimër, dhe ku i dihet: mbase gjeni edhe fustanin tuaj të ëndrrave këtu!






5 unazat e fejesës më të lakmuara këtë vit

Të gjitha të çmendura pas choker…





Si të kombinoni beretën si një pariziene!



5 trende, 5 VIP-a shqiptarë që i zbatojnë ato!




