Moti i ftohtë i dimrit kërkon flokë “cool”. Mbase jeni ende me modelin e verës, ndaj ndërrojeni modelin sa jeni në kohë, që edhe viti 2018 t’ju gjejë me një look të ri!
Nëse jeni të vakët nga idetë e modeleve, na lejoni t’ju ndihmojmë. Jo më kot kemi VIP-a, me ushtrinë e tyre të stilistëve në krah! T’i marrim shembull, si thoni?
Ndiqni modelin e Bella Hadid me këtë look të thjeshtë, por tejet fin.
Kapini flokët bisht duke i ngjeshur fort mbas koke. Rrotulloni bishtin, duke e siguruar me karfica të vogla, dhe seksionin e fundit të bishtit futeni brenda topuzit, po duke e siguruar me karficë.
Përfundojeni look-un me llak flokësh dhe shijoni modelin tuaj të ri të flokëve!
Familja Kardashian është besnike e flokëve “pras” të drejta, por Kim Kardashian e ka ngritur në një tjetër nivel këtë model.
Inspiruar nga ikona dhe bashkëatdhetarja Cher, Kim i shtrin flokët e saj në mënyrë perfekte, duke mos lënë vend për asnjë cen, si dhe i mban të gjatë deri në fundshpinë, duke përdorur extension.
Sigurohuni që të përdorni anti-frizë, që të mos dukeni sikur jeni elektrizuar!
Margot Robbie e “qan” këtë look! Ju paralajmërojmë që nuk është një model që u shkon të gjithave, por nëse bëhet në mënyrën e duhur, shkëlqeni!
Nisni me flokë të lagur, dhe aplikoni një sasi të bollshme xheli, duke nisur nga rrënjët. Krihni flokët dhe përfundojeni look-un me llak flokësh.
I kurseni vetes edhe tharjen e flokëve!
Mbase nuk keni tipare perfekte si modelja Cara Delevinge, por mos u trembni!
Zerojini flokët dhe kthejini në bjonde platin. Nuk ka ndryshim më të fortë se kaq për Vitin e Ri!
Ky look rebel është mjaft i përhapur tani në fund të vitit, pavarësisht temperaturave të ftohta. Të mos harrojmë dhe videoklipin e ri të Rihanna-s, “Lemon”, ku ajo qeth flokët e modeles së zgjedhur. Një trend i ri mbase?
Mbretëresha Beyonce shfaqet lozonjare, por edhe glamour në këtë look. Me fare pak mund, duhet thënë!
Kapni një bisht të vogël sa më lart në kokë të mundni, dhe sigurojeni me llastik. Një seksion të flokut përdoreni për të fshehur llastikun. Pjesën tjetër të flokëve lëreni në onde që bien natyrshëm mbi supe.
Tamam si një superstar!
Aktorja Yara Shahidi përqafon gjithnjë prejardhjen e saj afrikane, me këtë model flokësh kaq unik.
Është më e vështirë të arrish të njëjtin rezultat me flokë të zakonshëm, por mund të përdorni metodën e pipave, duke mbështjellë flokët rreth tyre. Ndiqni këtë proces pasi të keni bërë flokët me balsam dhe t’i keni krehur mirë.
Hiqini pipat pasi flokët të jenë tharë plotësisht. Do t’i dashuroni kaçurrelat tuaja!
Modelja Duckie Thot na prezanton këtë model flokësh, marrë hua nga kukulla e famshme Barbie.
Nëse guxoni, pritini balluket pak më të shkurtra se normalisht, dhe shtrini flokët në mënyrë perfekte. Duhet të krijojmë idenë e flokëve të lëmuar të Barbie-t, apo jo?
Përdorni antifrizë për t’i ruajtur flokët “pras” të drejta.
Dilni tani, pushtoni botën!

5 unazat e fejesës më të lakmuara këtë vit

Të gjitha të çmendura pas choker…





Si të kombinoni beretën si një pariziene!



5 trende, 5 VIP-a shqiptarë që i zbatojnë ato!







Tendencat e artit të thonjve vjeshtë-dimër


Çfarë ndodh nëse nuk i lajmë flokët me shampo?
