KreuStil Jetese

Si të kemi dhëmbë të bardhë? Le të pyesim dentistin e Kim Kardashian…

Ah, këto të shkreta dhëmbë që nuk qenë kurrë në bardhësinë e dëshiruar! Buzëqeshja mund të jetë armë shumë e fuqishme për një femër, por kur ne vetëm mund të gjysmë-buzëqeshim, sepse nuk duam ta shfaqim atë ngjyrën e mbyllur të tyre, çfarë mund të bëjmë?

Kevin Sands, i njohur ndryshe si dentisti i Hollywood-it, pasi ka superyje si Kim Kardashian, Justin Bieber dhe Miley Cyrus si pacientë, tregon metodat më efektive të zbardhjes së dhëmbëve. Sipas tij, dhëmbët më të bardhë janë të arritshëm edhe në kushte shtëpie dhe me përbërës natyralë.

Veneers Celebrity Photo Gallery Beverly Hills Los Angeles CA
Sands shpjegon se mënyra më e mirë është zbardhja në mënyrë të ngadaltë dhe me një higjienë orale të rregullt. Ai thotë se nuk duhet të biem pre e mashtrimeve me pastat e dhëmbëve apo me aparatet e ndryshme që premtojnë zbardhje të shpejtë, pasi ato janë thjesht një mashtrim.

Dy metodat që sugjeron Sands janë:

 
1. Metoda e zbardhjes me ujë të oksigjenuar

Përdorimi i ujit të oksigjenuar për shpëlarjen e gojës, vetëm dy herë në javë, mund të japë rezultate brenda javës së parë. Ujin e oksigjenuar mund ta gjeni lehtësisht në çdo farmaci!

Imazh i ngjashëm

2. Metoda e zbardhjes së dhëmbëve me sodë buke

Soda e bukës sipas Sands është shumë efektive, por duhet të bëhet kujdes me sasinë dhe mënyrën e përdorimit.

Pak sodë buke shtuar në pastën e dhëmbëve mjafton nëse aplikohet një herë në javë, sepse më shumë mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Fërkoni dhëmbët normalisht dhe sigurohuni të kenë pastruar sodën e bukës pasi të shpëlani gojën.

Rezultate imazhesh për baking soda

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF