KreuStil Jetese

Bëni dashuri me parfumin

Ky publicitet për këtë parfum do të ndryshojë përgjithmonë vizionin tuaj të seksit (shikojeni vetëm)

Më shumë se një fushatë publicitare, kjo e S&X, aroma unisex e treguar përmes rac 3 videove erotike mbi seksin homoseksual.

Për kë nuk e njeh tashmë S&X Ranking, është parfumi unisex i krijuar nga bashkëpunimi i fotografit të famshëm Rankin dhe parfumierit të shumë vlerësuar Azzi Glasser, që ka linjën e tij personale të parfumeve, The Perfumer’s Story By Azzi. Parfumi është prezantuar në mapot e mëdha të Harrods në  Londër, por fushata publicitare është diçka që nuk e kishim parë kurrë më parë për lançimin e një parfumi.

Bëhet fjalë për tre video shumë provokative të regjisorit Rankin, të cilat na shtyjnë drejt një kënaqësie të thellë, mishtore,  jetuar si një përvojë e përgjithshme nga tre çifte të ndryshëm: një çift heteroseksual mbi gjashtëdhjetë vjeç, dy gra dhe dy burra. Imazhet janë klasifikuar si NSFW(Not Suitable/Not Safe for Work)…  (jo e përshtatshme / jo e sigurt për punë) … dhe nëse vendosni të shikoni videot, jini të vetëdijshëm se parfumi juaj, apo edhe seksi, do të ndryshojë përgjithmonë.

Kjo është shumë më tepër se një reklamë, tregon ndjeshmërinë që vjen nga dy pika parfumi, por mbi të gjitha feston seksualitetin universal, dashurinë mishtore mes burrave dhe grave, grave dhe grave, burrave dhe burrave. “Një simfoninë hedoniste që tregon historinë e trupave që preken, bukurinë e lëkurës mbi lëkurë që tejkalon çdo kujtesë”, thotë Glasser.

Lëkura e varur dhe e qeshur e një burri dhe një gruaje 70-vjeçare që përkëdhelen, kërkojnë, ata ende duhen, sepse mosha nuk e shuan dëshirën njerëzore. Buzët e dy burrave që prekin dhe lëpijnë pistilin e një narcisi, një lule elegante dhe delikate, në kontrast me imagjinatën e dy burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale. Dhe butësia e gjinjve të dy grave, që e duan dhe e përkëdhelin veten si pupla.

Nëse do të ishte një libër, do të ishte një roman erotik, por shumë më tepër, një manifestim. Ndoshta jo të gjithë do ta kuptojnë dhe vlerësojnë atë, por me siguri do të trondisin emocionet e kujtdo.

Dhe në qoftë se një reklamë tjetër e njohur e yogurt thoshte : “Bëni dashuri me shijen”, ky është rasti për të thënë … Bëni dashuri me parfumin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF