Me siguri mund të keni lexuar mbi këpucët e famshme “Yves Saint Laurent” me takë skulpturë, në faqet e numrit të ri së revistës “Bordo”, nëntor 2017. Këto këpucë kaq unike nuk mund të kalonin pa u vënë re këtë sezon, dhe taka e tyre, e cila mban vetë logon e firmës, janë arsyeja pse këto këpucë fine, të zeza, në model pumps me majë të hollë, po shkaktojnë kaq shumë zhurmë.
Diskutimet me sa duket kanë mbërritur deri te Lori Hoxha, e cila nuk ka vonuar t’i bëjë të sajat këpucët e mrekullueshme, dhe t’i shpalosë në Instagram me një veshje chic, ku aksesorët ishin detaji kryesor.
E veshur me xhinse fit “RE/DONE”, me funde të përthyera, një xhup të zi lëkure “Zara”, kombinuar me syze McKinley të zeza që të kujtojnë vitet ’50, dhe një çantë fantastike “Prada”, ajo çfarë bie në sy më tepër te veshja e Lorit janë këpucët fantastike “Yves Saint Laurent”, me takën dhe shtresën e poshtme të tyre në ngjyrë blu. Një thyerje e lezetshme dhe më rinore për këpucët klasike tërësisht të zeza “YVS”, të përshtatshme dhe për stilin e sotëm të veshjes së Lori Hoxhës.
Një kërkim i shpejtë në faqen e Yves Saint Laurent na zbulon se çmimi i këpucëve është 995$, një çmim i papërfillshëm për këpucë kaq të bukura dhe nga një firmë prestigjioze.

Përse të gjithë çmenden për Dubain?

Bëni dashuri me parfumin






Më thuaj si vishesh, të të them çfarë tipi je!


Si të mbroheni nga simptomat e para të gripit?







5 unazat e fejesës më të lakmuara këtë vit

Të gjitha të çmendura pas choker…

