KreuStil Jetese

Net-a-Porter krijon garderobën tënde të ëndrrave… për 90.000 dollarë

Festat po afrohen! A i keni shkruar Babagjyshit?

Ndërkaq, duket se këtë vit, rolin e tij do ta zërë platforma online e veshjeve luksoze Net-a-porter, por nuk do të mjaftojë vetëm një letër me dëshira për të marrë një mal me dhurata.

Dyqani online ofron ndërtimin e garderobës suaj të ëndrrave, me çdo firmë, veshje e aksesor të dëshironi, për çmimin modest të 90,000 dollarëve. Një eksperte mode do t’ju ndihmojë me krijimin e kësaj garderobe për vajza “It”.

Nëse je më tepër fanatike këpucësh, mbase dhurata e një palë këpucë në javë, për 1 vit, është për ty. Çmimi? 41,177 dollarë.

I njëjti propozim vjen edhe për çantat, për çmimin 54,246 dollarë.

Kaq shumë dhurata! Por mbase do të ishte më mirë thjesht t’i shkruanim Babagjyshit!