KreuStil Jetese

Hapet restoranti i parë për nudistë në…

A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se mund të darkoni të zhveshur në një restorant luksoz? Po, tashmë është e mundur! Ju mund të hani darkë nudo çdo mbrëmje nëse dëshironi, në kryeqytetin e Evropës!

Është hapurt restoranti më i ri “O’Naturel”, i pari në Paris ku ju mund të shijoni një vakt krejtësisht të zhveshur! Pasi e inauguruan këtë formulë së pari në Nju Jork e më pas në Londër, vëllezërit binjakë Mike dhe Stephane Saada sollën këtë formulë edhe në Paris në rrugën “De Gravelle”.

Në mbrëmjen e inaugurimit të restorantit morën pjesë anëtarët e Shoqatës së Natyralistëve parizienë. Ka një rregull për të gjithë klientët e këtij restoranti: Sapo të hyjnë, duhet të heqin rrobat menjëherë, përpara se të ulen në tavolinë!

Restoranti ka vënë në dispozicion një garderobë për të gjithë klientët për të pasur momentet e tyre diskrete. Ama, rregulli i edukatës në tryezë mbetet! Atyre u duhet që pasi të ulen, e vetmja rrobë që mund t’i shoqërojë gjatë darkës është peceta mbi gjunjë!

Restoranti ofron një ambient intim për të darkuar e çmime mesatare. A do të guxonit të darkonit në një ambient të tillë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF