Pasi ju treguam mënyrat e kombinimit të beretës franceze shik, ju tregojmë një tjetër aksesor kyç të garderobës suaj për këtë vjeshtë-dimër!
Është një kapele mjaft e preferuar nga yjet për streetstyle dhe me të vërtetë protagoniste e stilit tuaj të veshjes! Bereta “Baker Boy” na rikthen shkëlqimin e viteve ’80-të në modë dhe mund të kombinohet në mënyrë të pafundme për këtë sezon dimëror!
E keni parë Kaia Gerber me këtë beretë veshur me pellushin rozë? Po blogeren më të njohur në botë, Chiara Ferragni me një pulovër oversize? Është një aksesor i dashur i garderobave të tyre plot stil!
Inspirohuni nga yjet e showbizit që mbretërojnë në Instagram dhe nga modelet e streetstyle! Bereta “Baker Boy” është me të vërtetë një aksesor stili prej të cilit nuk duhet të hiqni dorë!


5 motive përse të lexuarit na bën më të lumtur?


SONDAZH/ Cili VIP është fashionistja e javës?















Ëngjëjt me të kuqe të Victoria’s Secret
