Jo vetëm në buzëkuq: moda mat ka kaluar edhe te thonjtë! Është e kuptueshme pse, pasi thonjtë mat ngjajnë tejet finë dhe luksozë, me atë sipërfaqen e tyre të pacen.
Megjithatë, jo gjithmonë kemi ide se si mund t’i bëjmë thonjtë tanë mat. Na lejoni t’ju ndihmojmë me këto modele!
1. Mat mozaik
Paksa i ngatërruar, por ia vlen plotësisht. Thonjtë tuaj do të duken të pastër e të bukur, me një dizenjo porcelani.
2. Mat i pikëzuar
Mos i lyeni thonjtë në një ngjyrë mat dhe ta lini me aq. Shtoni detajin e pikave rrëzë thoit! Lyejini thonjtë në një gri të mbyllur, dhe pikat bëjini ngjyrë millennial pink, aq në modë!
3. Mat i zi me një “twist”
Sipër manikyrit të zi me shkëlqim, shtoni një manikyr gri mat, por mos e mbuloni plotësisht, ashtu si në foton e mëposhtme. Do të ngjani shumë chic!
4. Mat me lule
Nisni me një bazë mat të zezë. Pasi të thahet, vizatoni lule të bardha mbi të dhe në mes të lules vendosni gurë zbukurues. Të bukura, apo jo?
5. Mat i zi dhe i artë
Ashtu si në manikyrin lart, nisni me një bazë të zezë mat, dhe në majat e thonjve lyeni një vijë të artë përgjatë tyre.
6. Mat + krom
I ngjashëm me manikyrin e mësipërm, por në vend të manikyrit të artë, aplikoni një shirit krom të artë mbi një bazë gri mat. Tejet chic!
7. Mat mermer
Vajzat e njohin këtë dizenjo, por jo në formën mat. Ironia është që mermeri i vërtetë është mat në pamje, ndaj pse manikyrët janë bërë me shkëlqim deri tani?
8. Mat aztek
Më i vështiri ndër manikyrë, por edhe më i veçanti. Vendosni shiritin mbrojtës në formë trekëndëshi. Pjesën e mbetur të thoit lyejini në ngjyrë të përhimtë mat. Me një furçë të imët vizatoni detajet e vizave.
9. Mat neon
Nisni me një ngjyrë portokalli neon, normalisht mat, dhe më pas shtoni një dizenjo V së prapthi në secilin thua. Tamam si thonj librash comics!