Alarm i kuq! Në të gjitha kuptimet. H&M sapo ka lançuar Holiday Collection, koleksionin e Vjeshtë Dimrit 2018, të dedikuar festive.
Të përsosura për idenë e dhuratës së Krishtlindjeve, në të vërtetë është kaq e duhur dhe trendi, që do të ishte një mëkat po të mos e dhuroni menjëherë.
Koleksioni përmbledh të gjitha të mirat e stinës përsa i përket tendencave të modës dhe gjërave që duhet të keni me patjetër. Duke filluar nga e kuqja, që është ngjyra e vitit dhe që do të jetë akoma më shumë në këtë periudhë, deri te tartani (stofi skocez) dhe palltot teddy bear. Dhe me një koleksion kështu edeh dëshmitarët nuk mund të ishin më pak: Nicki Minaj, Jesse Williams e John Turturro janë protagonistët e spotit që vë në skenë një përralllë klasike në kohët moderne, Atëherë shprehni një dëshirë, jo 5! Koleksioni sapo ka mbërritur në dyqane dhe online dhe këto janë 5 gjërat që duhet të këni dhe të shpalosni menjëherë. Vetëm ose në look total të kuq. Sepse Krishtlindje është tashmë këtu!
Bluza prej leshi oversize, për t’u veshur gjatë gjithë dimrit
Çizmja e kuqe me takë dhe majë trendi që duhet të keni këtë stinë
Pantallonat tartan, fantazia skoceze është klasikja e festave të Krishtlindjeve, por këtë vit është me të vërtetë trendy dhe vishet gjatë gjithë stinës
Ky xhup është ai që ju duhet për të transformuar rrënjësisht look-un tuaj, dhe për të ndezur mbi ju reflektorët. Cilësi e lartë de jo vetëm.10









Ëngjëjt me të kuqe të Victoria’s Secret







Hapet restoranti i parë për nudistë në…


Rinoplastika, 7 gjëra që duhet të dini mbi të

