Jemi mësuar t’i ndajmë njerëzit në bazë të shenjës së tyre të horoskopit, në çdo fushë të jetës. Për shembull, për Binjakët besojmë që nuk lidhen dot vetëm me një partner, ndërsa për Akrepin mendojmë se është shenja më seksuale e mundshme.
Megjithatë, sipas terapistes së seksit Dr. Sandra Pertot, ekzistojnë 10 personalitete seksuale, dhe të gjithë futen tek një. Cili jeni ju?
1. Sensual
Partneri sensual e sheh seksin si akt dashurie. Jo të gjithë shohin vetëm anën fizike të tij, por u pëlqen të përkëdhelen dhe ledhatohen.
Pozicionet e preferuar nga ky personalitet janë për shembull missionary, ku mund t’ju shohin në fytyrë.
Nuk gjejnë kënaqësi në vetëm një herë seks, pasi duan marrëdhënie kuptimplota.
2. Erotik
Personat e këtij personaliteti seksual do të rrinin më mirë pa seks, se sa të bënin seks të mërzitshëm. Tani e dini pse faqet pornografike janë aq popullore!
Nuk kërkojnë gjëra ekstreme, por padyshim diçka unike.
Disa seanca mund të jenë të ngadalta dhe të gjata, disa të shpejta dhe me emocion. Rolet në seks mirëpriten gjithnjë.
3. I varur ndaj seksit
Seksi është një çlirues stresi për personat e tillë. Nëse 5 ditë kalojnë pa kryer seks, ata e humbasin tërësisht vëmendjen nga çdo gjë.
Nuk e kanë problem të bëjnë seks kudo, apo të të dërgojnë mesazhe seksuale edhe në punë. E dashurojnë seksin çmendurisht!
4. Aty për ty
Personat me këtë personalitet i kushtojnë shumë rëndësi partnerit gjatë seksit. Nëse shohin që partneri nuk po kënaqet, ata bëhen tejet nervozë.
Kur ti je në humor, ai është në humor. Kur ti nuk je, as ai s’është. Çdo dëshirë jotja plotësohet!
5. Egoist
Partnerët seksualë me këtë personalitet janë e kundërta e partnerëve aty për ty. Ata duan vetëm të argëtohen vetë, dhe sapo arrijnë orgazmën, shkëputen dhe i gjen duke kontrolluar Instagramin.
6. Me mendjen diku tjetër
Seksi është thjesht pjesë e rutinës për këta persona. Ata janë të lumtur të rrinë shtrirë dhe ta lënë seksin t’u ndodhë atyre, pasi janë tejet të zënë duke menduar të tjera gjëra.
Jo meshkuj/femra të tjerë, thjesht çështje pune!
7. I fiksuar pas seksit
I varuri ndaj seksit kërkon seks vetëm nga partneri. I fiksuari mbas seksit nuk e ka problem të marrë seks edhe nga dikush tjetër.
E keni parasysh kur djemtë shfajësohen ndonjëherë se si nuk e kontrollojnë veten, prandaj tradhtojnë? Me shumë mundësi është ky personalitet.
8. Maniak i seksit
Seksi normal nuk është për ta. Mund tju kërkojnë gjëra të çuditshme, ose të kenë fetishe të ndryshme.
Christian Grey hyn te kjo kategori. Bën kontratë për seksin, në fund të fundit!
9. I stresuar
Këta partnerë janë në garë me veten, për t’ju kënaqur më shumë se partneri paraardhës, apo për t’ju bërë të arrini në orgazëm.
Mos hyni në marrëdhënie thjesht seksuale me ta, sepse kanë nevojë për suport emocional.
10. I painteresuar
Ndryshe nga partneri me mendjen diku tjetër, i cili thjesht mendon çështje pune, ky partner nuk interesohet për seksin me ty. Mund të jetë një eksperiencë e keqe e kaluar, ose po mendon për dikë tjetër. Mund të mendojë edhe për shokun/shoqen tënde.
Arsyeja mund të jetë që keni shumë kohë të lidhur bashkë, dhe thjesht është mërzitur.












Ëngjëjt me të kuqe të Victoria’s Secret







Hapet restoranti i parë për nudistë në…
