Çizmet janë padyshim këpucët që personifikojnë më së miri sezoni vjeshtë-dimër! Mes modeleve të ngrohta e praktike që janë një domosdoshmëri e përditshmërisë suaj, mos harroni kurrsesi të bëni pjesë të garderobës suaj edhe çizmet me taka!
Këtë sezon, tendencë janë ato të thjeshtat, klasiket dhe rreptësisht me ngjyrë të zezë! Do të dukeni elegante e magjepsëse me propozimet e stilistëve të shtëpive më të njohura të modës.
Që nga versionet mbi gju e deri në modelet mjaft seksi, me taka me lartësi të mesme, ose shumë të larta, ato të hollat ose ato me takën katrore, ka modele të cilat plotësojnë të gjitha shijet tuaja!
Ja modelet më të të bukura të momentit të çizmeve të zeza me takë, për sezonin vjeshtë-dimër! Ju duhen një palë të tilla për të qenë In!

Ja sa shpesh duhet t’i presim flokët!



5 motive përse të lexuarit na bën më të lumtur?


SONDAZH/ Cili VIP është fashionistja e javës?













