Në skenën hyrëse të filmit “Breakfast at Tiffany’s”, Holly Golightly (Audrey Hepburn) veshur me fustan të zi mbrëmjeje, perla dhe syze, shijon një kruasant dhe pak kafe, ndërsa sheh vitrinat e dyqanit të famshëm “Tiffany” në Fifth Avenue.
Nëse do të kishte pritur 56 vite, ajo do të kishte edhe mundësinë të futej brenda në dyqan dhe të porosiste një kapuçino.
Dyqani më në fund ndoqi shembullin e filmit dhe hapi një bar në katin e katërt të tij, quajtur “The Blue Box Cafe”. Tanimë mund të hahet vërtet mëngjes në “Tiffany”!
Ka mjaft opsione mëngjesi në këtë kafene: Club Sandwhich Charles Lewis Tiffany, sallatë Fifth Avenue, tortë Blue Box Cafe, e të tjera pjata tradicionale, me një detaj nga “Tiffany”.
Po, mund të porosisni edhe kruasant!
Normalisht, kafeneja është në ngjyrën bojëqielli tradicionale të dyqanit, po ashtu edhe dekori e serviset. “Duam të ndjeni që jeni brenda një kutie blu, dhe të ndjeni mikpritjen e “Tiffany”, tha Richard Moore, zëvendës/presidenti i “Tiffany”.
Lum njujorkezët!



I shkurtër, është më seksi

Trendi i shajeve dimërorë nga pasarelat!

11 këshilla bukurie për t’i provuar në shtëpi

Stili që sfidon dimrin

Ju votuat, dhe fashionistja e javës është…


Çizmet e preferuara me taka janë… të zezat!

Ja sa shpesh duhet t’i presim flokët!



5 motive përse të lexuarit na bën më të lumtur?


SONDAZH/ Cili VIP është fashionistja e javës?




