Pallati i Versajës ka qenë gjithnjë burim frymëzimi për stilistët, sidomos për të talentuarin Christian Dior. Ai merrte inspirim të pafund nga arkitektura, luksi, kopshtet e përsosura, madje edhe vetë historia e vendit.
Sot, Victoire de Castellane, drejtuesja kreative e shtëpisë së modës “Dior” ndan të njëjtin pasion, demonstruar në koleksionin më të fundit të stolive luksoze të firmës.
Llambadarët, detajet e stilit Baroque, apo perdet prej kadife, gjithçka nga Pallati i Versajës është mbërthyer në stolitë e këtij sezoni. Mbi të gjitha, skutat e fshehta të pallatit ishin inspirimi i saj kryesor.
“Imagjinoja shpirtin dhe atmosferën e këtyre vendeve që nuk i di kush, dhe romancën në to. Të krijohet ideja e gjërave të fshehura dhe fantazmave të së kaluarës.” – tha ajo.
Jo vetëm kaq; skutat e fshehta janë përfshirë edhe në stoli, pasi mekanizma të tyre zbulojnë të tjera detaje dhe xhevahire brilantë.
Shijojini stolitë e reja nga “Dior” në fotot e mëposhtme.


I shkurtër, është më seksi

Trendi i shajeve dimërorë nga pasarelat!

11 këshilla bukurie për t’i provuar në shtëpi

Stili që sfidon dimrin

Ju votuat, dhe fashionistja e javës është…


Çizmet e preferuara me taka janë… të zezat!

Ja sa shpesh duhet t’i presim flokët!



5 motive përse të lexuarit na bën më të lumtur?


SONDAZH/ Cili VIP është fashionistja e javës?





