Jemi të gjithë në dijeni të kombinimit perfekt djathë dhe verë, por po sikur kjo dyshe të çohet akoma më larg?
Kompania britanike “The Great British Cheese Company” ka vendosur ta hedhë këtë hap, dhe ka krijuar një djathë të llojit Wensleydale, me shije Prosecco mjedre.
Jo vetëm kaq; djathi ka ngjyrë perfekte millennial pink, aq në modë këtë sezon. Një djathë fashion, s’ke ç’i thua!
Guaska e jashtme rozë prej dylli duket sikur i është rrëmbyer Barbie-t, dhe duhet thënë që sado krijim i çuditshëm, nuk është aspak i keq!
Djathi Wensleydale është mjaft i pasur në shije, dhe zakonisht shoqërohet me boronica të kuqe apo kajsi, për të thyer pak velitjen.
Tavolina juaj e Krishtlindjes do të dukej shumë festive, me djathin rozë në mes të saj, s’mendoni kështu?











I shkurtër, është më seksi

Trendi i shajeve dimërorë nga pasarelat!

11 këshilla bukurie për t’i provuar në shtëpi

Stili që sfidon dimrin

Ju votuat, dhe fashionistja e javës është…


Çizmet e preferuara me taka janë… të zezat!

Ja sa shpesh duhet t’i presim flokët!

