Nga keqkuptimet e vogla të përditshme te sfidave që duken të pakapërcyeshme, ekziston një mënyrë për të zgjidhur problemet: po e shpjegojmë hap pas hapi.
Nëse mendoni problemet, çfarë ju vjen ndërmend?
Mund të jetë një situatë e pakëndshme në punë, ose problem nmarrëdhëniesh me një person të dashur që duket sikur nuk kanë zgjidhje.
Në këto situata të pakëndshme, shpesh futesh në një vorbull mendimesh që nuk bën gjë tjetër veçse të mbërthejnë gjithmonë e më tepër me problemin, sa jeni konfuzë për zgjidhjen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përpiluar një listë të dhjetë Aftësive të Jetës që secili prej nesh ka dhe mund të stërvitet për të ruajtur mirëqenien e tij.
Ndër këto është zgjidhja e problemeve ose aftësia për të zgjidhur problemet.
Po ju lejojmë të shihni se si ta përdorni më së miri në 5 hapa.
Gjeni problemin
Ky është hapi I parë dhe më I rëndësishmi. Gjithnjë mendojmë se cili është
Ne shpesh mendojmë se e dimë se çfarë është problemi, por ajo që po shikojmë është vetëm pjesa më e qartë e çështjes.
Për shembull, nëse zihemi me partnerin tone, sepse nuk mban në rregull shtëpinë, problemi nuk do të jetë rregulli, por ndjenja e frustrimit që vjen nga ndjesia e të moskuptuarit.
Pasi ta keni gjetur problemin, keni bërë tashmë një punë të madhe.
Vendosni qëllimet
Vendosni atë që dëshironi të arrini ose çfarë doni të merrni, duke u përballur me problemin.
Ju mund të kuptoni se në cilat fusha mund të përfitoni dhe si këto zgjidhje mund t’ju ndihmojnë për t’u përballur me situata të tjera të ngjashme.
Gjeni mjetet
E kenikuptuar se cili është problemi, tani ju duhet të gjeni mjetet e duhura për ta përballuar.
Nëse e ndjekim shembullin e parë, një mjet në dispozicion tonë mund të jetë një komunikim më efikas, i cili shpreh edhe gjendjen tonë shpirtërore rreth këtij problemi.
Zbatoni zgjidhjet
Shumë mirë, ke gjetur një mënyrë hipotetike për t’u përballur me problemin dhe tani mund ta zbatosh atë.
Provoni pa frikë, mund të jetë një mundësi e shkëlqyer që funksionon për të zgjidhur dilemën tuaj.
Verifikoni zgjidhjet
Ju keni aplikuar zgjidhjen që dukej më e përshtatshme, tani është koha për të vlerësuar kostot dhe përfitimet.
A keni efektet e dëshiruara? Mund të merrni më shumë?
Vlerësoni nëse është rasti për të provuar mënyra të tjera dhe të nisni përsëri nga fillimi.
Në të kundërt komplimentoni veten, e keni zgjidhur problemin.




“Justice League” premierë ne kinema Millennium



Ja se si të pastroni furçat e grimit!

Flokët ngjyrë korali, trend i sezonit!


Nga mbipeshë në trajnere e Kim Kardashian





Xhilda Mosko, arkitektja që magjeps me ngjyrat




