KreuStil Jetese

7 fakte të çuditshme që nuk i dinit për filmat (shurup çokollate në “Psycho”?!)

Publiku merr vetëm versionin perfekt të një filmi, ku duket se asgjë nuk ka shkuar gabim. Megjithatë, jo më kot zgjat përgatitja e një filmi muaj, e deri edhe vite, sepse perfeksioni kërkon përsëritje të njëpasnjëshme, ndonjëherë edhe improvizim.

Kemi mbledhur 7 fakte të çuditshme nga filmat më të njohur për ju, të cilat as nuk ju kishin shkuar ndërmend. Me siguri do t’i shihni me tjetër sy skenat e përshkruara më poshtë!

1. Pretty Woman

Skena ku Richard Gere gati zë gishtat e Julia Roberts me kutinë e varëses është plotësisht e improvizuar. Roberts vinte shpeshherë e përgjumur në set, dhe Gere donte ta zgjonte pak nga gjumi që e kaplonte. Skena doli aq e bukur, sa regjisori vendoste ta mbante në film.

2. Alien

Aktorëve nuk u ishte thënë që ksenomorfi do të shpërthente nga kraharori i personazhit Kane. Reagimet e tronditura të kastit janë plotësisht të vërteta, madje aktores Veronica Cartwright i ra të fikët.

3. Psycho

Të gjithë e njohin skenën e famshme të dushit në filmin “Psycho”, ku personazhi Marion vritet nga psikopati Norman Bates. Muzika tmerruese në sfond, ulërimat e Marion dhe tingujt e thikës e bëjnë këtë skenë një makth të vërtetë… derisa marrim vesh që si gjak për skenën u përdor shurup çokollate. Duhet të ketë qenë goxha argëtim për aktorët!

Shurupi i çokollatës ka qenë gjithnjë zëvendësues i gjakut në filmat bardh e zi.

Imazh i ngjashëm

4. Django Unchained

Një aktor i madh si Leonardo di Caprio nuk e ka problem t’i kalojë limitet për aktrimin. Në  skenën e darkës në film, ku personazhi i Leos zbulon planin e Djangos dhe doktorit për të rrëmbyer Brunhildën, Leonardo i zemëruar (sipas rolit) përplasi dorën mbi tavolinë, duke thyer një gotë që gjendej aty.

Di Caprio-s iu gjakos dora, por nuk e ndali aktrimin, duke i habitur të gjithë të pranishmit. Jo vetëm kaq, por si pjesë të rolit, atij iu desh të fshinte gjakun në fytyrën e aktores Kerry Washington (Brunhilda).

5. Jurassic Park

Një film klasik! Çfarë mund të mos dini për të, është që zhurmat e krijesave velociraptorë janë thjesht zhurmat e dy breshkave duke bërë seks.

Breshkat mund të duan shumë kohë për të kryer marrëdhënie seksuale, ndaj nga një çift i vetëm breshkash u morën goxha tinguj.

Rezultate imazhesh për velociraptor jurassic park

6. Pulp Fiction

Skena dramatike ku Vincent (John Travolta) e godet Mian (Uma Thurman) në zemër me një gjilpërë për ta ringjallur, është filmuar në të kundërt. Pra, në realitet, John Travolta po e tërhiqte gjilpërën nga kraharori i Mias.

—Zlfg13

7. Silent Hill

Qyteti i famshëm i filmit horror bazohet në një vendodhje të vërtetë: Centralia, Pennsylvania. Vendi është më së shumti i braktisur, por kushdo e ka vizituar, konfirmon që nuk është një qytet i mirë qoftë edhe për të kaluar në të.

Rezultate imazhesh për silent hill

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF