KreuStil Jetese

Armina Mevlani dhe Jonida Maliqi bëjnë xing me një fustan

Dy mikeshat fashioniste tërheqin me çdo foto që postojnë në profilet e tyre në Instagram, por ja që kjo foto e Arminës na kishte ikur jashtë vëmendjes. Bëhet fjalë për këtë fustan Diane Von Furstenberg, normalisht wrap, të cilin Armina e ka veshur në fund të muajit Gusht.

Jonida Maliqi është tunduar dhe e ka bërë për vete një të tillë. Ajo u pa me të në mes të muajit shtator në inagurimin e Fancy Bar Lounge, e mandej edhe me këtë foto në Instagram.

Cilës mendoni se i shkon më tepër ky fustan nga stilistja ikonike?

Po ashtu, mendoni se ka qenë Armina ajo që e ka kombinuar më mirë, me sandalet e saj wedge dhe çantën prej kashte Lulu Guinness, duke i qëndruar besnike imazhit të një vajze country chic?

Apo Jonida, me çizmet e saj të zeza Givenchy, dhe një buzëkuq të guximshëm lejla, duke iu përshtatur ngjyrës së fustanit?

Të dyja ngjajnë të mrekullueshme në të, për këtë nuk ka dyshim!