KreuStil Jetese

As maska, as pastë dhëmbësh/ Zgjidhja magjike kundër akneve është…

Mund ta kemi dëgjuar me qindra herë këshillën e vjetër të vendosjes së pastës së dhëmbëve në zonat ku puçrrat kanë nisur të shfaqen. Vetë modelja Bella Hadid ka treguar se ky është një sekret mësuar nga motra e saj e madhe, Gigi.

Po ashtu, dyqanet janë plot e përplot me produkte që reklamojnë fytyrë të pastër dhe lëkurë pa njolla, me një përdorim të vetëm të tyrin. Pa diskutuar më pas edhe sallonet e bukurisë, të cilat vërtet e kthejnë në gjendje perfekte lëkurën, por si i bëhet xhepit tonë?

Rezultate imazhesh për facials

Nëna natyrë ka menduar për çdo gjë, dhe aknet nuk janë përjashtim.

Gjithçka ju duhet për të hequr çdo shenjë puçrre me rrënjë, është një thelb hudhër, i shtypur, dhe aplikuar mbi zonën problematike.

Mund ta aplikoni hudhrën edhe menjëherë, por ajo çfarë na duhet këtu është lëngu i këtij produkti magjik. Mund t’ju djegë paksa, por efektin e jep që në minutat e para.

Rezultate imazhesh për garlic acne

Ditën tjetër, njollat tuaja do të jenë përmirësuar dukshëm. Vetëm pak më tepër përdorime, dhe do të keni lëkurë më të mirë seç mund t’jua japë trajtimi më i shtrenjtë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF