KreuStil Jetese

Këmishat Jeans të Sezonit, nga Enada tek Orinda, VIP-at që i kanë përqafuar

Xhinsi është nga ato pak materiale që nuk do të dalë kurrë nga moda!

Si në pantallona, ashtu edhe në këmisha apo xhupa, ngelet një material i rehatshëm mbi trup, si dhe mjaft chic!

Mund ta dini që sidomos këmishat xhins janë përqafuar nga të gjithë këtë sezon, madje ju kemi këshilluar 9 kombinime ideale të tyre, nëse nuk jeni fort të bindur se si mund të vishet kjo këmishë kaq fantastike!

Edhe VIP-at shqiptarë sigurisht nuk kanë ngurruar ta bëjnë tyrin këtë trend, që nga emra mjaft të njohur fashionistë, si Lori Hoxha apo Jonida Maliqi, duke vazhduar edhe me Orinda Hutën, Enada At’Nikollën, Sara Kolami, Dojna Mema etj.

Secila prej tyre ka pasur mënyrën e vet të kombinimit të këmishës, qoftë veshur tërësisht në xhins si Lori, apo me pantallona të shkurtra si Jonida Maliqi, pantallona veshur edhe nga VIP-at e huaj këtë sezon, si Kim Kardashian.

Enada At’Nikolla dhe Orinda Huta kanë zgjedhur veshje të zeza për pjesën tjetër të veshjes së tyre. Te Orinda bien në sy çizmet mbi gju me shkëlqim, aq në modë, ndërsa te Enada çanta e zezë klasike “Chanel”, një aksesor mjaft i lakmuar nga të gjithë.

Sara Kolami nga ana tjetër ka zgjedhur ta kombinojë këmishën xhins me një palë pantallona military, si dhe këpucë e aksesorë plot ngjyra, detaje dalluese të shijes së moderatores.

Ndërsa Dojna Mema shfaqet me dy look-e, një herë chic, me një fund të shkurtër të kuq dhe çizme të zeza deri te kyçi, dhe herën e dytë veshur sport, por padyshim mjaft stil.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF