Që këmbët e tua të duken më të gjata është shumë e thjeshtë nëse aplikon lojën e përpjesshme. Mëso të riprodhosh 4 pamje të pagabueshme për të pasur këmbë kilometrike
Që këmbët e tua të duken më të gjata është shumë e thjeshtë nëse mëson teknikat e duhura. Është e gjitha çështje përpjestshmërie, që mund të krijosh me kombinimet e veshjeve sipër dhe poshtë.
Ja 4 veshje të pagabueshme, që vlejnë si në versionin veror edhe në atë të dimrit, për të zgjatur në mënyrë vizive këmbët.
Fustani me rrip në mes
Nëse flasim për fustane që funksionojnë më së miri për të zgjatur këmbët vizualisht janë ata me rrip të theksuar në mes, qoftë i qepur ose rrip i vendosur.
Meqë këmbët perceptohen si në një trung, nëse nuk e ndërpret atë vizualisht, automatikisht do të duket më e gjatë! Kujdes përthyerjen e fundit, duhet të jetë vetëm mbi gjunjë, sepse nëse shtrihet nën gjunjë do të bëjë efektin e kundërt. Në verë visheni atë me këpucë ose sandale nude dhe në dimër me çorape dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë.
Tuta-pantallona me rrip të shenjuar
Një alternativë më sportive se fustani është tuta me rrip të theksuar dhe pantallonat e gjera që prekin me fundin tyre tokën. Nëse i vishni me nallane apo taka këmbët tuaja do të duken kilometrike! Kujdes nga pantallonat-tutë që ngushtohen mbi kyçin e këmbës, sepse ato kanë efekt të kundërt!
Fund i gjatë me një bluzë të shkurtër
Një fund i gjatë deri në tokë i veshur me një palë nallane, ose me një takë të minimale dhe me një bluzë të shkurtër në bel, funksionojnë shumë mirë për t’u zgjatur. Një alternativë e bluzës së prerë është edhe një t-shirt e futur në fund, Nëse fundi është me pala ose vija vertikale, efekti i këmbës së gjatë perceptohet më tepër.
Bluza me pantallona të gjera
Si fundi i gjatë dhe pantallonat e gjera me bel të lartë janë një veshje që duhet ta keni në dollapin tuaj. Përveç të qenit shumë elegant funksionon shumë mirë nëse qëllimi juaj është për të zgjatur këmbët. Mund të vishet me një këmishë të futur brenda për një look elegant dhe klasik, ose me një bluzë të shkurtër apo t-shirt të futur brenda për një look casual.
Pala qendrore e pantallonave shumë e dukshme, ose vijat vertikale theksojnë gjatësinë e këmbëve.
Nëse vishni xhaketa ose golf sipër këtyre veshjeve, kombinoji në mënyrë që fundi i tyre të arrijë te beli dhe mos të kalojë në brinjë, për të mos e thyer vizualisht figurën. Edhe çantat, nëse mbahen në shpatull është mirë që të mbeshtetn te lartësia e belit dhe jo e kofshëve.
Në përgjithësi kujto që sa më shumë ngjyra që të përdorësh në veshjet e tua, aq më shumë e zgjeron dhe e shkurton figurën tënde, kështu që këshilla është të përdorësh dy, mes të sipërmes dhe të poshtmes dhe një të tretë për aksesorët.



5 trende të reja që sapo janë shfaqur në modë!

Mbrojini çizmet tuaja të lëkurës me këto 6 hapa!


Koleksioni i fundit nga Azzedine Alaïa!




Një orë dhurata e duhur për Krishtlindje!

Llastojeni veten me këtë skrab fytyre sonte!

Benefitet prej gështenjës, frutit të vjeshtës!

Dimri vjen me stilin luksoz country!



7 ide për thonj flakë të kuq, dhe aspak #basic!



