Të bukura, fine dhe me një shkëlqim fantastik në sipërfaqe… por kjo zgjat vetëm nëse i mbani çizmet tuaja të lëkurës ashtu siç meritojnë të mbahen.
Edhe çizmet e lëkurës duan përkujdesjen e tyre, në mos më tepër se këpucët normale. Dimri nuk fal, e as rrugët plot ujë e baltë.
Ndiqni guidën e mëposhtme me 6 hapa, për t’ua zgjatur jetëgjatësinë çizmeve tuaja të çmuara.
1. Zbuloni dëmin bërë çizmeve
Njolla të ndryshme kanë metoda të ndryshme pastrimi. Mbase çizmet tuaja kanë mbledhur pisllëk, ose thjesht janë lagur duke ecur nëpër shi.
Identifikoni, përpara se të “sulmoni”!
2. Pastroni menjëherë
Sapo t’i hiqni çizmet, sigurohuni që t’i pastroni ato. Nuk duhet ta lëmë baltën për shumë kohë mbi këpucë!
Nëse keni njolla kripe, përzieni 1 masë uthull të bardhë me 1 masë ujë, dhe pastrojini çizmet me një copë të butë.
Për njollat e baltës, përdorni dyll këpucësh dhe fshijeni pisllëkun me një copë të lagur.
3. Lërini të thahen
Pasi t’i keni pastruar, lërini çizmet tuaja të thahen në një ambient të ngrohtë, por jo me burim nxehtësie drejtpërdrejt mbi to.
4. Pastroni shenjat e fërkimit
Kur çizmet të jenë tharë, do të shihni që ngelen shenjat e fërkimit të lëkurës.
Merrni një copë të butë, ngjyejeni në ujë dhe dhe pastaj në sodë buke. Pastroni derisa lëkura të duket e njëtrajtshme.
5. Aplikoni “balsamin”
Edhe këpucët prej lëkure kanë balsamin e tyre! Me balsam ose vaj lëkure, fërkoni të gjithë sipërfaqen e çizmeve, duke përfshirë edhe gomën.
6. “Magazinimi”
Lërini çizmet të thahen sërish dhe mos i fusni në kuti plastike, por vendosini në një vend ku mund të marrin frymë. Një raft dollapi mjafton.


Koleksioni i fundit nga Azzedine Alaïa!




Një orë dhurata e duhur për Krishtlindje!

Llastojeni veten me këtë skrab fytyre sonte!

Benefitet prej gështenjës, frutit të vjeshtës!

Dimri vjen me stilin luksoz country!



7 ide për thonj flakë të kuq, dhe aspak #basic!







