Le ta pranojmë: jo çdo femër depilohet në qendrat estetike. Madje, ka dhe nga ato të cilat e kanë të pamundur këtë realizim edhe në kushte shtëpie. E mos u keqkuptoni – gjendja financiare nuk është primarja në këtë drejtim.
Ndodh, që lëkura të mos pranojë as locionin, as tërheqjen që shkaktohet gjatë këtij proçesi. Plot femra vuajnë nga pasojat që vijnë pas kësaj, si: puçra të vogla që zgjasin pafund, njolla, irritime të stërzgjatura etj. Kështu, disa zgjedhin metodën e heqjes së qimeve në trup me anë të briskut.
E kuptueshme që me avancimin e teknologjisë dhe metodave me lazer të reklamuara me shumicë së fundmi, përdorimi i briskut ngjason me diçka të dalë mode. Megjithatë, kjo nuk privon askënd nga përdorimi i tij. Pra, nëse jeni përdoruese të këtij mjeti, më poshtë do të gjeni nëntë mënyra të zgjuara që do të bëjnë lëkurën të qendrojë e mëndafshtë për më gjatë nga se e mendoni!
1. Përdorni skrab kripe një ditë para se të pastroheni.
2. Bëni dush para proçesit.
3. Përdorni një masë shkume gjatë proçesit.
4. Zgjidhni briskun adapt për këtë metodë.
5. Mos harroni që gjithmonë të përdorni brisk të ri.
6. Mos ushtroni forcë në lëkurë gjatë proçesit.
7. Zonat e vështira për t’u pastruar, lërini për në fund.
8. Thajini lehtë zonat e pastruara, pa i fërkuar me forcë dhe mos u shqetësoni nëse qendrojnë pak të lagështa.
9. Mos harroni: gjithmonë përdorni vaj trupi pas pastrimit!





E dini se çfarë është “Black Friday”?

A jeni perfeksionistë? Këto foto do ta zbulojnë!







5 trende të reja që sapo janë shfaqur në modë!

Mbrojini çizmet tuaja të lëkurës me këto 6 hapa!


Koleksioni i fundit nga Azzedine Alaïa!



