KreuStil Jetese

3 truke të vogla, që të bëjnë të dukesh më i zgjuar (…edhe nëse s’je!)

Pavarësisht sa herë mund të themi, që nuk na intereson se si na perceptojnë personat e tjerë, nuk mund të jetojmë në flluskën tonë dhe të hiqemi sikur bota nuk ekziston. Madje, nuk i dihet: mbase disa perceptime që na janë ngjeshur, sado të këqija, i meritojmë me të vërtetë. Do të ishte fantastike sikur ta ndryshonim veten për mirë, apo qoftë edhe vetëm perceptimin e të tjerëve për ne!

 

Çfarë mund të bëjmë në rastin, kur të tjerët nuk na marrin fort seriozisht, sepse nuk u krijojmë përshtypjen e një personi inteligjent?

Zgjidhja më e pritshme është t’i kultivojmë vetes inteligjencë, por derisa ta arrijmë këtë gjë, mund edhe të “fake it till we make it”. Kemi 3 truke për ju:

1. Shikojini njerëzit në sy, kur jeni duke folur! Kështu krijoni imazhin e një njeriu me vetëbesim e të sigurt në ato çfarë thotë.

Rezultate imazhesh për communicate eye

2. Përpiquni t’i jepni ngjyrim entuziast zërit tuaj. Njerëzit monotonë në të folur mund të thonë pikëpamjet më inteligjente në botë, por askush nuk i beson, për shkak të mënyrës se si ia prezantojnë botës ato pikëpamje. 10% fjalë, 90% parashtrim.

Rezultate imazhesh për excting talking

3. Nëse ndodh që të kapeni në gabim, mos ulni kokën, por pranojeni gabimin tuaj me ballin lart. Jua garantojmë, që do të krijoni më tepër respekt dhe përshtypje të mirë te njerëzit.

Ndërkaq, vazhdoni ta pasuroni pak nga pak, ditë pas dite, edhe mendjen tuaj. Truket mund t’ju shpëtojnë në moment, por s’mund t’ia hidhni pa u lagur për shumë kohë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF