Mund ta keni zbuluar tashmë, që jo çdo veshje, në çdo ngjyrë mund të jetë e duhura për ju.
Faktori kryesor në këtë mes është ngjyra juaj e lëkurës, e cila kërkon ngjyra mikluese për të, për të shpalosur pamjen tuaj më të mirë me ndihmën e modës dhe veshjeve.
Studioni veten tuaj: Keni lëkurë në ngjyrë të çelur, mesatare apo zeshkane? I kemi ngjyrat e duhura për secilën prej tyre, ndaj lexoni në vijim!
1. Lëkurë e çelur
Kjo lëkurë “bebi” nuk kërkon veshje në ngjyra të forta, sepse do të ishte një kontrast i panevojshëm! Ngjyrat pastel, si baby blue apo baby pink nxjerrin në pah anën e adhurueshme të tonalitetit tuaj në ngjyrë qumështi, dhe ju bëjnë të dukeni mjaft e ngrohtë.
Po ashtu, ngjyrat e xhevahirëve, si smeraldi, janë një përputhje perfekte për lëkurën tuaj. Ju do të rrezatoni, dhe ngjyra smerald do të shfaqet në të gjithë fuqinë e saj!
Aktorja Elle Fanning e demonstron fare mirë këtë gjë, me fustanin e saj smerald “Lanvin”.
Mos harroni as ngjyrën camel, sidomos në palltot e këtj dimri, për të ngjarë klasike dhe një zonjë e vërtetë fisnike!
2. Lëkurë me tonalitet të mesëm
Femrat me lëkurë ngjyrë bronzi mund të veshin çfarëdo ngjyre metalike të duan, nga argjend në bakër, dhe do të duken gjithnjë sensuale!
Alessandra Ambrosio në këtë fustan të shkurtër metalik është shembulli perfekt i kësaj që po themi!
Një tjetër ngjyrë e përshtatshme është grija e butë, si në fustanin në foton e mëposhtme.
Nëse lëkura juaj është bronz më i çelur, zgjidhni një gri më të errët, dhe e kundërta, zgjidhni një gri të zbehtë, nëse keni lëkurë më të errët.
Mos u trembni as nga ngjyrat neon, sepse këto ngjyra elektrike janë perfekte për tonalitetin tuaj! Një fustan portokalli si ai i Victoria Beckham në foton e mëposhtme, do të dukej fantastik tek ju!
3. Lëkurë zeshkane
Sa më e errët të jetë lëkura juaj, aq më e fortë duhet të jetë ngjyra e veshjeve tuaja.
E kuqja është krijuar për ju, ndaj përqafojeni, sidomos këtë sezon kur kjo ngjyrë është kaq në modë!
Nëse mundni, vishuni kokë e këmbë, e gjitha në të kuqe!
Mos u ndalni as te bluja kobalt, sepse do të duket një kontrast mjaft i bukur dhe ekzotik, dhe do t’ju japë tjetër hije!
Lëkura ekzotike dëshiron gjithashtu një të verdhë diellore, ndaj shkëlqeni me këtë ngjyrë!
Lëkura juaj e errët në të verdhë, një ngjyrë aq e qeshur, padyshim që do të kthejë koka në rrugë.



E dini se çfarë është “Black Friday”?

A jeni perfeksionistë? Këto foto do ta zbulojnë!







5 trende të reja që sapo janë shfaqur në modë!

Mbrojini çizmet tuaja të lëkurës me këto 6 hapa!


Koleksioni i fundit nga Azzedine Alaïa!




Një orë dhurata e duhur për Krishtlindje!

Llastojeni veten me këtë skrab fytyre sonte!
