Me bel të lartë, të drejta dhe të ngushta te kavilja, është identikiti i xhinseve më të kërkuara të momentit, një model i tendencës që po i josh të gjitha për larminë e tij.
Disa prej nesh i kanë braktisur në fund të dollapit, por tani për bashkëpunëtorët e fundit të modës së frymëzuar nga vitet ’90 ka ardhur momenti për t’i dhënë një jetë të re me kombinime të reja.
Dikush i konsideron si skinny të reja, ky model që vishet me gjithçka dhe në çdo moment të përditshmërisë, por për të qenë komodë dhe të rehatshëm, nuk janë edhe aq të thjeshtë për t’u veshur.
Janë të përsosur për ditën, me atlete dhe bluza me ngjyra të ndezura, dhe në stilin e pastër të viteve ’90 me bluza të shkurtra dhe xhaketë. Kombinohen lehtësisht edhe në mbrëmje, me bluza të detajeve femërore dhe këpucë me takë.
Nëse jeni ende të pavendosura ne po ju tregojmë 10 kombinime
Jeans mom fit ZARA dhe bluza & OTHER STORIES
Jeans mom fit model i prerë CURRENT/ELLIOTT dhe bluzë me vija ETRE-CECILE
Mom jeans të grisuar H&M e çizme lëkure me takë të dekoruar CHANEL
Jeans mom fit RAG&BONE dhe bluza me fjongo TORY BURCH
Mom jeans NOISY MAY + Pallto bezhë WEEKEND MAXMARA
Mom jeans të grisuar te gjunjët GRLFRND e body me mengë të gjata INTIMISSIMI
Jeans mom fit MANGO e atlete vintage style LOTTO
Mom jeans ISABEL MARANT e bluzë kadife ADIDAS
Mom jeans të prera WRANGLER dhe këmishë MARELLA
Jeansmom fit blu të errëta VERO MODA triko e gjatë kashmiri FALCONERI






Kombinoni blunë dhe të zezën si Olivia Palermo







E dini se çfarë është “Black Friday”?

A jeni perfeksionistë? Këto foto do ta zbulojnë!





