KreuStil Jetese

Jepini një dekor chic shtëpisë tuaj, pa e prekur xhepin aspak!

Sado ta duam shtëpinë tonë, dhe me sado kujdes t’i kemi zgjedhur mobiljet, aksesorët dhe çdo detaj kur jemi zhvendosur fillimisht në të, koha bën të vetën dhe ne duam të ndryshojmë look-un e “folesë” tonë, për të shkundur paksa monotoninë.

Megjithatë, buxheti mund të jetë një minus i madh në këto plane, dhe mbase nuk kemi as kohën dhe energjinë për t’i hyrë ridekorimit!

Rezultate imazhesh për painting house

Fatmirësisht, mund të gjesh çdo gjë në internet këto kohë, po ashtu edhe ide dekorimi me fare pak shpenzime, që i japin shtëpisë tuaj tjetër hije!

Kemi zgjedhur disa prej ideve më të mira për ju, dhe shpresojmë të krijoni një “strofkë” sa më të bukur me ndihmën e këtyre këshillave!

 

1. Dollapet e hapura

Një trend dekori i viteve të fundit është ai i dollapeve të hapura, që do të thotë se gjithçka brenda në dollap mund të shihet, për shkak të mungesës së kanateve.

Mbase mamatë tona nuk do të ishin dakord t’ia demostronim gjithçka “botës”, por ky stil krijon gjithashtu idenë e një hapësire më të madhe! Për të mos llogaritur pastaj që disa dërrasa të lyera bukur, e bëjnë fare mirë punën e rafteve!

Rezultate imazhesh për open storage

2. Bimë me vazo të çuditshme

Mos u ndalni vetëm te saksitë dhe vazot tradicionale. Varni filxhanë me lule përgjatë murit, ose lyeni shishe të vjetra me bojë, duke u dhënë pamje chic, dhe fusni bimë brenda tyre. Një stil kontemporan, dhe i lirë gjithashtu!

Rezultate imazhesh për painted bottles plants

3. Lyeni mobiljet nëse s’mund të lyeni muret

Mos i lini mobiljet tuaja në atë ngjyrën e vjetër kafe, por gjallërojini me pak rozë, të verdhë apo blu!

Sigurohuni që gjithçka të përputhet mirë: nuk duam që mobiljet ngjyra-ngjyra të dhomës t’ju japin halucinacione!

Rezultate imazhesh për before after painted stools

4. Vishni brendinë e dollapeve tuaja

Jepini pak ngjyrë dollapit tuaj të zbehtë, duke e lyer me bojë, apo duke i ngjitur letër me dizenjo. Ky truk fare i thjeshtë e ndryshon tërësisht pamjen e tij, dhe të shtëpisë gjithashtu!

Rezultate imazhesh për patterned fabric shelves

5. Shtoni jastëkë!

Disa jastëkë më tepër i japin pamje chic shtëpisë tuaj, sidomos nëse zgjidhni dizenjo me temina apo funky! Mos qëndroni vetëm te një model, por kombinoni ngjyra të ndryshme, pa e tepruar!

Rezultate imazhesh për chic pillow

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF