Një nga gjërat që pëlqejmë më tepër në periudhën e ftohtë vjeshtë-dimër janë padyshim çizmet (sa më të gjata, aq më mirë). Ka diçka shumë fine tek ato, sidomos nëse vishen me rrobat e duhura.
Megjithatë, sot do të flasim fillimisht për zgjedhjen e çizmeve të duhura për ju, bazuar në konstruktin e trupit tuaj. Është mirë të zgjidhni atë çfarë ju bën të dukeni në formën tuaj më të mirë!
1. Çizmet mbi gju
Çizmet mbi gju janë modeli më i përshtatshëm i çizmeve, për këdo. Kjo sepse ngjajnë tejet elegante në këmbë dhe ndihmojnë shumë në pamjen e tyre, duke i bërë këmbët të ngjajnë më të gjata.
Për më tepër, çizmet mbi gju (sidomos të zeza) ia shtojnë akoma më tepër finesën veshjes tuaj. Veshja më e thjeshtë, triko dhe xhinse, merr tjetër pamje me çizmet e zeza mbi gju.
2. Çizmet e gjata, poshtë gjurit
Me këto çizme duhet treguar më tepër kujdes, pasi mund ta përmirësojnë, ose ta përkeqësojnë pamjen e këmbëve tuaja.
Gjithçka varet nga pulpa juaj: nëse keni pulpa elegante, mund t’i vishni pa problem. Nëse keni pulpa të mbushura, zgjidhni një palë çizme në ngjyrë të mbyllur dhe që të mos qëndrojnë tejet ngjitur – nuk duam që pulpa të duket sikur do të pëlcasë!
3. Çizmet deri te kyçi i këmbës
Këto janë çizmet më me kleçkë në të veshur, sepse shpeshherë duken sikur heqin shumë nga gjatësia dhe eleganca e këmbës, ndryshe nga çizmet mbi gju që e shtojnë atë.
Në përgjithësi, këto çizme sugjerohen vetëm për këmbë elegante. Këmbët e mbushura që humbasin në çizme deri te kyçi nuk krijojnë një pamje të kënaqshme për syrin, pasi ngjajnë të cunguara.
Nëse keni këmbë të mbushura, zgjidhni çizme të zeza deri te kyçi i këmbës , të cilat mund t’i kombinoni me geta apo streçe po të zeza. Kështu krijoni efektin e çizmeve mbi gju, dhe këmbët ju duken më elegante.

48 orë në Verona, qytetin e dashurisë



Çrregullimi i Personalitetit të shumëfishtë



Ja 10 ide për të kombinuar gëzofin sa më mirë


10 ide për të dekoruar një mur të bardhë










