Flokët e gjatë, janë ëndrra e shumicës së femrave. Feminilitet, atmosferë elektrizuese, pamje epshndjellëse – të gjitha këto transmetohen nëpërmjet modeleve kilometrike. Dhe jo, mos mendoni më për Beyonce-n!
Por, jo gjithçka është e lehtë sa duket. Të kesh flokë të gjatë është përgjegjësi më vete, dhe kjo nuk është një shaka. Kujdesi i treguar ndaj tyre merr më shumë kohë nga ç’mund ta imagjinojmë, por këtë nuk mund ta kuptojë dikush që nuk e ka një stil të tillë.
Kështu, ky artikull i kushtohet vetëm vajzave që i mbeten besnike modelit “pa gërshërë”, e me siguri me shumë nga pikat e mëposhtme do të qeshni, pasi do t’ju kujtohen raste pafund:
1. Ferri që përjeton kur del nga shtëpia pa llastik flokësh, sidomos në verë.
2. Ia mbush mendjen vetes se llastiku i kapur pas dore, në fakt, duket shumë shik.
3. Flokët e ngatërruar në shallin e qafës gjatë dimrit.
4. Horrori i të gjeturit fijet e flokëve në ushqim.
5. Lutjuni ndonjë shenjti nëse jeni sipër partnerit gjatë seksit.
6. Përpiqesh t’i mbledhësh flokët bisht në palestër, por prapë përfundon me model kilometrik.
7. Kur të digjen majat keqazi, por të vjen keq t’i presësh, se duket sikur do të humbasësh statusin si “vajza me flokë të gjatë”.
8. Të presësh 10 vite për t’u tharë flokët…
9. Shkëlqyesi i buzëve, një opsion për të MOS u menduar FARE!
10. Stërvitja juaj ditore? Krehja e flokëve.
11. Të ngecurit e fijeve në zinxhirin e xhupit apo xhaketës.
12. Blerja e shampos një herë në javë, sepse hej, flokët tuaj duan më shumë ushqim!
13. Selfie? Por nuk i nxë kuadri!!!
14. Nëse fleni me flokë lëshuar, rrezikoni të mbyteni në gjumë.
15. Kur në verë, diçka prek këmbët e zbuluara dhe ti panikosesh duke menduar për ndonjë gjarpër, por në fakt janë “gjarpërinjtë” që keni në kokë!


Ja 10 ide për të kombinuar gëzofin sa më mirë


10 ide për të dekoruar një mur të bardhë













Kombinoni blunë dhe të zezën si Olivia Palermo


