KreuStil Jetese

Veshjet më festive, për një fundvit plot shkëlqim e ngjyra!

Boll e mbajtët mendjen tek nëntori, quajeni tanimë një muaj të harruar. I fundit në radhë, por jo për nga rendësia, po vjen lavdishëm, për të na sjellë gjithë atmosferën e nevojshme të festave. Krishtlindjet, Viti i Ri: të gjithë mbetetmi fëmijë nga hareja kur dëgjojmë këto emra!

Disa pranë familjes, disa pranë miqve, disa në shtëpi, disa në restorante, është e sigurt që të gjithë kërkojmë maksimumin nga vetja, sidomis natën e ndërrimit të viteve. Rendim pas blerjeve, madje shpesh prirermi dhe të qepim diçka vetë. Sepse, siç e justifikojmë çdo herë, viti i ri nuk mund të na presë vetëm me të vjetra.

Një traditë e tillë ‘respektohet’ prej kohësh tashmë, ndërsa shpesh pyesim veten: mirë që po dal për pazare, po çfarë kërkoj në të vërtetë?! Eh, sa herë gjendemi përballë kësaj dileme! Por, ne nuk ju lëmë kurrë në baltë, duke ju dhënë disa nga idetë më të mira për veshje festive, plot ngjyra e shkëlqim në këtë fundvit. Çdo sugjerim, do ta gjeni më poshtë…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF