Ja ku erdhi dhe e premtja mbrëma, dhe me siguri po e shijoni që tanimë zgjimin e vonë të së shtunës në mëngjes. Sidomos nëse keni plane me partnerin tuaj sonte, argëtimi për ju ka nisur tashmë!
Dhoma e gjumit i kërkon pak gjërat me spec, për të mbajtur gjallë pasionin, dhe nuk ka armë më të fortë për një femër në dhomën e gjumit, se sa një komplet të brendshmesh seksi.
Sidoqoftë, jeni të sigurta që keni zgjedhur setin e duhur për lëkurën tuaj? Lexoni në vijim!
1. Lëkurë e çelur
Qëndroni në ngjyrat e bardhë, rozë baby, nude, krem, gri e lehtë. Luani me delikatesën tuaj, pasi ngjyrat e errëta jua heqin brishtësinë e lekurës dhe ju tregojnë të shpëlarë.
Atë çfarë keni, shpaloseni në mënyrën më të mirë të mundshme!
2. Lëkurë në tonalitete të mesme
Pak më e errët se lëkura e çelur, por jo një ngjyrë e theksuar, e kuqja do të funksiononte fare mirë për ju. Mendoni Emily Ratajkowski-n në të brendshmet e mëposhtme në ngjyrë të kuqe.
Edhe ngjyrat e tjera jo fort të zakonshme, si kumbull apo ngjyrë uthulle e zënë do t’ju vijnë shumë për shtat. Lëkura juaj e lejon eksperimentimin.
3. Lëkurë zeshkane
Mund të zgjidhni si ngjyrën e zezë apo ngjyrat e errëta në përgjithesi, ashtu edhe atë të bardhë.
Ngjyra e zezë do t’ju japë një agresivitet seksi, dhe mund ta kombinoni me një buzëkuq vishnje.
Ngjyra e bardhë do të bëjë një kontrast të bukur me ngjyrën tuaj të lëkurës. Mendoni lëkurën ngjyrë ulliri nga rrezet marrë në plazh dhe veshjet e bardha me supe jashtë… versioni i dhomës së gjumit. Partneri do ta aprovojë!







Si të zgjidhni çizmet e duhura për këmbët tuaja

48 orë në Verona, qytetin e dashurisë



Çrregullimi i Personalitetit të shumëfishtë



Ja 10 ide për të kombinuar gëzofin sa më mirë


10 ide për të dekoruar një mur të bardhë



