KreuStil Jetese

Moda si një vepër arti

Kur arti takon modën, atëherë lindin krijime që flirtojnë mes kufijve të këtyre dy botëve. Shembull janë këto pesë krijime. Të frymëzuar nga bota e artit, dizajnerët dhe markat luksoze nuk kanë hezituar kurrë të frymëzohen nga veprat e artistëve më të mëdhenj, disa madje të shkojnë deri në riprodhimin e veprave të vërteta të artit në tekstil

Elsa Schiaparelli dhe surrealizmi i Salvador Dali

Që nga vitet 1930, koleksionet e Elsa Schiaparellit janë referuar në shumë raste disa bashkëpunime me piktorin Salvador Dali. Stilistja italiane i detyrohet mjaft imagjinatës së egër të krijimeve të Dali, si përshembull Koleksioni Haute Couture Summer 1937 me gdhendjet me karavidhe mbi veshjet e saj.

Larg nga të qenit një bashkëpunim i njëanshëm, ky është më tepër një shkëmbim midis dy artistëve. Nga ana tjetër, Dali frymëzohet nga krijimet e reja të Schiaparellit në pikturë e tij “Nightwear and Day” në vitin 1936, kur pikturon në kanavacë dy krijime të portretit Schiaparelli.

Me Elsa Schiaparelli, kufijtë mes artit dhe modës janë aq të paqarta saqë rivalja e saj, Coco Chanel, e përshkruan atë si një “artiste që bën rroba”. Ajo është e rrethuar nga artistët më të mëdhenj të kohës së saj, përfshirë Andy Warhol, Pablo Picasso dhe Jean Cocteau. Sot, pas 90 viteve të ekzistencës, shtëpia e Haute Couture nuk ka humbur asnjë nga tërheqjet e saj për artin siç dëshmohet nga secili prej koleksioneve të saj , shpesh të shkruara me printime nga artistët e saj më të dashur.

Yves Saint Laurent dhe tërheqja pas Mondrian

Veshja simbolike e Mondrian e imagjinuar nga Yves Saint Laurent në vitin 1965 krijoi menjëherë ngjarje gjatë shfaqjes së modës Haute Couture Vjeshtë/Dimër me titullin “Tribute to Mondrian”. I frymëzuar direkt nga veprat abstrakte e piktorit Piet Mondrian, stilisti tregon shijen e theksuar për artin e të mbiquajtur “Princ i Vogël i Modës”. Ndryshe nga stili i kohës, Saint Laurent ofron eshje të drejta dhe të gjalla. Pjesë e koleksionit prej dhjetë copësh të frymëzuara nga artisti holandez, fustani Mondrian mbetet ende ikonik.

Stilisti francez zhyt veten rregullisht në veprat e artistëve të tij të preferuar. Siç ndodhi me krijimet e tij të frymëzuara nga vishja e piktorit amerikan Tom Wesselman në vitin 1966, ndërsa në vitet 1980 zbuloi tërheqjen ndaj pikturave të Matissedhe 8 vjet më pas nga kubizmi i Picasso me tekstilin e famshëm frymëzuar nga kubizni i tij

Gianni Versace dhe pop arti i Andy Warhol

Krijuesi i shtëpisë së modës Versace ishte i dashuruar pas artit modern. Shembulli më i mirë u prezantua në koleksionin Pranverë 1991, ku u shfaq me veshje të kombinuara me frymëzime ngjyrash nga Andy Warhol, artisti famshëm që pikturoi portretin e Marilyn Monroe me dy tonalitete. Një çerek shekulli më vonë, Donatella Versace në kujtim të vëllait, po sjell për koleksionin Pranverë-Verë 2018, frymën e modës së Gianni Versace, duke rikthyer pop artin në krijimet e saj.

Miuccia Prada dhe arti i rrugës

Një ithtare e artit bashkëkohor, Miuccia Prada ka bashkëpunuar me gjashtë artistë për koleksionin Pranverë-Verë 2014, duke përfshirë artistët e grafitit: El Mac, Mesa, Gabriel Specter, Stinkfish dhe ilustrues Pierre Mornet dhe Jeanne Detallante. Veprat e tyre kanë pushtuar jo vetëm muret e qyteteve të ndryshme, por edhe çantat dhe rrobat e markës së njohur italiane. Duke e përvetësuar artin urban në këtë mënyrë, dizajnerja arriti të merrte frymën e artit të pastër që vjen direkt nga rrugët.

Në vitin 1995, së bashku me burrin e saj, Miuccia krijoi Fondacionin Prada në Milano, i cili synon të ofrojë një tjetër vizion për artin bashkëkohor duke e përkrahur atë. Miuccia Prada, njihet me nofkën “Intelektualja e modës”, pasi do të fut në koleksione dashurinë e saj për artin, kjo duket qartazi Në koleksionin Pranverë-Verë 2018 i frymëzuar nga bota e komike.

Louis Vuitton dhe Jeff Koons

Që nga viti 2014, Fondacioni Louis Vuitton në Paris ka mbështetur krijimet bashkëkohore, si ato frënge dhe ndërkombëtare, duke synon ta bëjë atë të prekshëm tek sa më shumë njerëz. Në historinë e bashkëpunimeve midis botës së luksit dhe artit, ajo midis kompanisë franceze të artikujve prej lëkure dhe artistit amerikan Jeff Koons, mbetet padyshim më e diskutueshmja. Disa kritikë madje vënë në dyshim legjitimitetin e Jeff Koons si një artist.

Në serinë e titulluar “Masters”, kryeveprat e Leonardo da Vinçit, Claude Monet, Vincent Van Gogh dhe Paul Gauguin janë vendosur në çanta. Në kujtim të emrave më të mëdhenj të pikturës artisti bashkëkohor Jeff Koons ka si qëllim t’i kthejë çantat Louis Vuitton në piktura. E gjithë kjo ka provokuar një debat të madh, madje piktori francez Georges Braque deklaroi se arti është bërë për të shqetësuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF