Ndonëse ka çdo mundësi të vishet drejt e me krijimet e pasarelave, Dukesha Kate Middleton s’ka zgjedhur kurrë veshje luksoze, përkundrazi.
Ajo shfaqet gjithnjë e hijshme dhe e veshur thjeshtë, por me rroba të veçanta, që gjithmonë ia miklojnë figurën.
Së fundmi, Kate ka zgjedhur të vishet casual, dhe veshja që bie më tepër në sy në look-un e saj, është kjo pallto me kuadrate, nga firma “Zara”, e dashur nga shumë persona.
Dukesha ka zgjedhur ngjyra neutrale për këtë veshje chic, duke kaluar sa te e zeza, te grija, me golfin e gjerë gri dhe pjesën tjetër të veshjes të zezë.
Jua ka zënë syri këtë pallto në dyqanet e “Zara”-s? Klasike, apo jo?





Stil Jetese
Trendi i dimrit 2017 është palltoja “teddy bear”








Stil Jetese
3 fitness look për 3 yje


Stil Jetese
OMG! Pemët e Krishtlindjeve janë tani kokëposhtë




Stil Jetese
8 modele kostumesh/Ja si t’i vishni
