KreuStil Jetese

Çmenduritë e 2017-s në modë! Ja 5 veshjet më të krisura nga firmat e njohura

Duhet thënë që viti 2017 ka qenë një vit i mbarë për modën.

Sidomos sezoni vjeshtë-dimër njohu mjaft trende të bukura, si ngjyra e kuqe që përgjaku çdo pasarelë, çizmet mbi gju, fundet me pala kombinuar me bluza të gjera etj.

Megjithatë, çdo vit i ka edhe gabimet e veta, në mënyrë të pashmangshme. Është akoma më për të qeshur, kur veshjet e krisura vijnë nga firma me famë botërore.

Pyesim veten ç’po mendonin stilistët kur i krijuan këto çmenduri!

 

1. Çanta letër tualeti (Moschino)

Sfilata në shkurt 2017 e Moschino-s ishte me temë “plehrat”. Kuti kartoni, letra tualeti, qeska… goxha mënyrë për ta nisur vitin!

Ama, Moschino e mori veten në vijim.

Rezultate imazhesh për moschino toilet paper

2. Xhinset plastike (Topshop)

I mbani mend çizmet plastike që veshi Kim Kardashian? U quajtën edhe çizmet akuarium.

Topshop nuk u ndal me aq, por krijoi edhe xhinset plastike, një agoni e vërtetë për t’u mbajtur veshur.

Kush do që t’i duken të mbathurat, gjithsesi?

Rezultate imazhesh për topshop clear jeans

3. Këpucët-patina (Yves Saint Laurent)

Sikur takat të mos jenë mjaftueshëm të vështira për t’u mbajtur veshur, tani duhen edhe rrota poshtë tyre.

Firma “YSL” është fantastike në dizenjim këpucësh, por jo në këtë rast.

Imazh i ngjashëm

4. Çorape lateksi (Gucci)

Prezantuar në sfilatën e modës pranverë-verë 2017, Gucci e teproi mjaftueshëm me këto çorape lateksi, kompletuar me sandale me taka, që duken si këmbë kukulle seksi.

Çmimi i tyre? 1400 dollarë.

Rezultate imazhesh për gucci latex socks

5. Fustan-petull (Agatha Ruiz)

Ky fustan si kostum Halloween-i u prezantua nga Agatha Ruiz në javën e modës në Madrid.

Sigurisht duhet të ketë qenë shaka; cila femër do ta vishte këtë krijim?

Rezultate imazhesh për agatha ruiz donut dress

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF